Një pjatë e shkëlqyer  me zarzavate nga Sierra Leone. Patëllxhane të marinuara dhe sallatë dometesh të spërkatura me arrë kokosi dhe kikirikë përpara servirjes.

Përbërësit për 6 persona
1 lugë gjelle gjalpë
1 patëllxhan, qëruar dhe prerë hollë
1 spec i kuq djegës i freskët, pastruar nga farat dhe i prerë
4 domate, të prera
1 qepë e kuqe, e prerë
¼ filxhan  uthull
3 lugë vaj vegjetal
¼ filxhan petash arra kokosi
¼ kikirikë të pjekur


Përgatitja
Gati për  4 orë e  20  minuta
Shkri gjalpin në tigan të madh me nxehtësi mesatare. Skuq patëllxhanet në gjalpë derisa të bëhen të arta, duke i trazuar shpesh. Hiqi nga nxehtësia dhe lëri të ftohen. Në një tas të madh, përzje  specin e kuq, domatet, qepët dhe patëllxhanin. i trazoni mbashke me uthull e vaj. i mbuloni dhe i lini të ftohen për të paktën  3 orë, ose gjatë gjithë natës.  I shtoni shije sallatës me arrë kokosi dhe kikirikë para servirjes.