Organizata për Kulturë Shkencë dhe Edukim e Kombeve të Bashkuara (UNESCO) po konsideron të shtojë një ishull japonez,  ku gratë nuk lejohen në hyjnë, në listën e saj të vendeve të trashëgimisë botërore.
Okinoshima është një ishull në jugperëndim të Japonisë që i ka ndaluar gratë nga bazat e religjionit për shekuj. Javën e shkuar Këshilli Ndërkombëtar i Monumenteve dhe Siteve njoftoi rekomandimin për këtë ishull.


Ishulli është shtëpia e faltores Munakata Taisha Okitsumiya që nderon perëndeshën e detit. Është bërë vendi i ritualeve për sigurinë e anijeve në lundrin. Mes shekullit 4 dhe 9, ishulli gjithashtu veproi si pikë shkëmbimi mes gadishullit Korean dhe Kinës. Arkeologët kanë zbuluar mbi 80 mijë artefakte në ishull, përfshi unaza të arta koreane dhe kupa qelqi nga Persia. Të gjithë artefaktet janë emërtuar si thesare kombëtare.

Por jo kushdo mund ta shohë ishullin historik. Përveçse ndalohen vizitoret femra, burrat duhet të udhëtojnë të zhveshur dhe të performojnë një ritual pastrimi përpara se të lejohen në ishull. Ata gjithashtu duhet të bien dakord të mos rrëfejnë detajet e udhëtimit.


Megjithatë, edhe nëse ishulli merr statusin si trashëgimi e UNESCO-s, rregullat se kush lejohet në ishull nuk do të ndryhojnë. Një zyrtar vendas është shprehur se do të vijojnë të rregullojnë në mënyrë strikte vizitat në ishull.
Vendimi final rreth statusit të ishullit do të merret në korrik nga UNESCO. Nëse pranohet, Okinoshima mund të bëhet vendi i 17 –të me një status të trashëgimisë botërore të UNESCO-s.