Nëse po kërkoni pushime me larmi, rrethina të bukura natyrore dhe atraksione mbresëlënëse historike, atëherë Turqia është një zgjedhje e shkëlqyer. Vendi mburret me një numër  të konsiderueshëm sitesh antike, përfshirë 11 vende në trashëgiminë botërore të UNESCO-s dhe është e përsosur për ata që dashurojnë plazhin, me një bregdet të gjatë, mbushur plot me plazhe ranore dhe dallgë të buta. Nëse jeni të interesuar për një tur të veçantë në Turqi apo për pjesët më të mira që doni të vizitoni në pushime dy javore, më poshtë ju kemi renditur vendet më të preferuara turistike në Turqi, nga qytetet antike te formacionet e çuditshme natyrore.


Pamukkale
Pamukkale është një nga vendet më të famshme të Turqisë. Peizazhi i çuditshëm si kështjellë pambuku, i mbushur plot me burime të ngrohta natyrore, është një nga vendet që duket sikur vjen nga tjetër botë në këtë planet dhe gjithashtu më historiku, me njerëz që dynden drejt ujërave të tij shëruese për shekuj me radhë.
 
Ndërsa jeni në zonë, vizitoni dhe qytetin antik Hierapolis, që është ndërtuar në majën e kësaj kështjelle të bardhë “aliene”.

 
Troja
Nëse e shmangni këtë lokacion do të jetë në dëmin tuaj.
 
Troja është sigurta vendi i një prej betejave më të famshme të botës antike dhe ndërsa eksploroni rrënojat, mund të merrni një ndjesi se Troja dikur ka qenë, kur ishte madhështore, një prej qyteteve më të fuqishme të vendit.

 
Plazhi Iztuzu
Plazhi Iztuzu është një nga vendet më të bukura për t’u vizituar në çdo tur të Turqisë. Rripi i hollë i rërës me ujë të freskët nga një anë dhe detin nga ana tjetër, është shtëpia idilike dhe breshkave Caretta Caretta, të cilat kthehen në brigje për të lënë vezët aty.
 
Mund të shkoni në plazh me varkë, duke lundruar përmes lumit Dalyan dhe mund të ndaloni edhe gjatë rrugës për një banjë relaksuese me baltë.

 
Kapadoki
Kapadokia është një tjetër sit i trashëgimisë botërore të vendit dhe është i famshëm për oxhakët e çuditshëm si prej përrallash, formacione të çuditshme shkëmbore që duket sikur kanë dalë nga toka.
 
Njihet gjithashtu për qytetet nëntokësore dhe shtëpitë e ndërtuar në shkëmb, shumë prej tyre më parë shërbenin si streha për të krishterët, të cilët a lanë rajonin shumë vite më parë.