1.Njerëzit që udhëtojnë janë të aftë të lulëzojnë edhe jashtë zonës së tyre të rehatisë
Kjo është tema bazike për  njerëzit që udhëtojnë shumë. Kur del nga shtëpia, ti e braktis zonën e rehatisë. Njëherë me  të dalë, mëson si t’ia dalësh me sukses në situata që nëse do kishte qëndruar në shtëpi nuk do të ishe përballur kurrë. Në karrierë dhe në jetë të jesh i hapur ndaj ndryshimeve të mëdha mund ta shndërrojë jetën tuaj dhe të ndihmojë t’ju drejtojë në gjëra më të mëdha, por duhet të dini si të pranoni ndryshimet e mëdha dhe mësoni t’ia dilni. Përndryshe, zona juaj e rehatisë zgjerohet dhe tkurret sipas  guximit tuaj.
2. Njerëzit që udhëtojnë mësojnë të menaxhojnë emocionet e tyre 
Të mësosh të kontrollosh emocionet, sidomos ato negative është thelbësore  për të qenë një udhëtar i suksesshëm. Jo vetëm do të mësoheni me njerëzit me të cilët nuk ishit mësuat më parë, por do të keni një kohë më të mirë.  Kjo lloj aftësie mund të transferohet në vendin tuaj të punës. Do të përballeni me pengesa gjatë rrugës së suksesit por të dini si t’i kontrolloni emocionet do ju ndihmojë të përmirësoni performancën tuaj.

3. Njerëzit që udhëtojnë menaxhojnë frikën dhe e kapërcejnë    
Ka gjëra të frikshme që mund të ndodhin ndërsa udhëton, sidomos kur je larg shtëpisë. Mund të të humbasë pasaporta, të të vjedhin kuletën, të humbësh në një qytet të panjohur ku askush nuk flet gjuhën tënde dhe gjëra të tjera si këto. Njerëzit që udhëtojnë mësojnë të përballen me këto frikëra e t’i kapërcejnë dhe të vazhdojnë cilindo shteg që po udhëtojnë. Kjo sjellje është e dobishme edhe gjatë rrugës së suksesit. Ndryshimet mund të jenë të frikshme, por përballuni  dhe i kapërceni. Do të falënderoni veten më pas.

4. Njerëzit që udhëtojnë mund të shohin mundësi ku të tjerë nuk shohin
Deri tani kemi folur për daljen nga zona e rehatisë, kontrolli i emocioneve dhe të kapërcesh friëkrat. Plus këtyre tipareve të shkëlqyera të personalitetit, njerëzit që udhëtojnë mund të shohin mundësi dhe bukuri ku të tjerët nuk shohin.
Njerëzit që udhëtojnë janë të aftë të hapin krahët aq gjerë sa munden për fluturim. Kjo është e mirë për rrugën drejt suksesit. Sa më shumë t’i shihni mundësitë rreth jush, aq më shumë mund të arrini.

5. Në fund, njerëzit që udhëtojnë mund të kuptojnë ndryshimet mes njerëzve    
Mark Twain  e përmbledh mirë: “Udhëtimi është fatal për paragjykimin, fanatizmin dhe mendjen e ngushtë dhe shumë nga njerëzit tanë kanë nevojë për këtë. Pamje të gjera, të plota e bamirëse të njerëzve dhe gjërave nuk mund të gjallojnë në një qosh të vogël të tokës gjatë gjithë jetës”. Kur udhëton , përjeton kultura dhe njerëz të rinj, Në çdo kuptim, zgjeron horizontin dhe ju bën më të aftë të pranoni të tjerët për atë që janë. Fanatizmi dhe mendja e ngushtë  në  vendin e punës që është një dëmtues i karrierës që  ju ndalon nga të ngjiturit dhe madje mund t’ju kushtojë edhe vendin e punës. Të humbasësh vendin e punës nuk ju ndihmon të përmirësoni suksesin, por të fshini shumë nga arritjet.