Shumë prej nesh adhurojnë të vizitojnë vende të reja dhe të provojnë gjëra të reja herë pas here, por disa prej nesh kanë lindur vetëm për të udhëtuar. A jeni një prej tyre? Ja 13 shenja si ta dalloni nëse keni lindur një udhëtar/e!


1.    Mund të zësh miq kudo, por je po aq e lumtur të ulesh vetëm në heshtje.

2.    Të pëlqen planifikimi. Të udhëtosh në një destinacion të ri nuk është mjaftueshëm; ti e çon planifikimin në një nivel krejt tjetër. Kërkon për biletat më të lira, lexon vlerësimin e hoteleve dhe skicon itinerarin. Dhe kur kthehesh nga një udhëtim, nis menjëherë fazat e planifikimit për udhëtimin e radhës.

3.    Puna jote e ëndrrave ka qenë një pozicion që të  ka lejuar të eksplorosh botën. Të jesh një shkrimtar për një revistë udhëtimesh, të shkosh në ecje me arkeologë apo të punosh si antropolog janë gjëra që ju pëlqen shumë t’i bëni.

4.    Ke qenë shumë i mirë në lojën “Tetris” dhe e kupton sesi mund t’i përkthesh ato aftësi në skenarët e jetës së vërtetë.

5.    Di ta thuash fjalën “Gëzuar!” në 17 gjuhë të botës.


6.    Nuk ka një vend që nuk e ke në listën tënde të dëshirës. Kush nuk do të shkojë në Itali, Francë apo Irlandë? Si një udhëtar i lindur, udhëton shumë. Vende si Tetepare, ishulli më i madh i pabanuar në Paqësorin Jugut, Cape York;  një gadishull i mbushur me krokodil në Australi, mund të bëjnë listën tuaj.

7.    Gjithmonë të ka pëlqyer të studiosh kultura të tjera dhe peizazhe krejt ndryshe nga yti. Sociologjia  apo Gjeografia kanë qenë lëndëte  preferuara në shkollë dhe ende përhumbesh duke lexuar blogje udhëtimi apo kujtime udhëtimi.

8.    Të pëlqen të shpenzosh para për përvoja. Ke akoma një makinë të vjetër dhe kolltukun ta ka falur vjehrra? Edhe pastaj? Kjo do të thotë se ke buxhet për të bërë një udhëtim në Machu Picchu, të mësosh tango në Buenos Aires dhe të marrësh pjesë në gërmimin paleontologjik në Wyomoming. Sipas jush, përvojat janë gjithnjë më të mira se gjërat materiale.
 

9.    E ke historikun mjekësor plot me sëmundje ekzotike si të ishte një trofe në raft.

10.    Ndërsa të tjerët i urrejnë aeroportet ty të pëlqen përvoja e fluturimit. Të pëlqen të ulesh në një aeroport dhe të shohësh njerëzit. Gjithçka nga të vëzhguarit e tipave të ndryshëm të njerëzve që fluturimin tek të menduarit se pse udhëtojnë ata dhe ku po shkojnë – është nga pjesët e tua të parapëlqyera të udhëtimit.

11.    Ende nuk e ke përfunduar një listë sepse nuk mund të ndalesh duke shtuar gjëra në të.

12.     Je i shpenguar dhe nuk i lë përvojat negative të të  rrëzojnë. Kur diçka e keqe apo e çuditshme ndodh në një udhëtim je në gjendje ta largosh  shpejt për shkak se di si ta kthesh  në një tregim të bukur për miqtë dhe familjen më vonë.

13.    Ka gjithnjë një udhëtim tjetër. Nuk ke një udhëtim të ëndrrave,  ëndërron për një jetë me udhëtime. Për ty, kthimi në shtëpi është thjesht një përtëritje e vogël për aventurën e radhës.