Goldie Hawn dhe Kurt Russell  bënë  një arratisje romantike në Greqi,  javën kaluar. Të enjten, çifti u pa duke pushuar në një varkë pa kuvertë për një shëtitje verore.
Hawn mbante veshur një kostum trupor të zi dhe një kasketë për të mbrojtur fytyrën nga dielli i Mesdheut, ndërsa Rusell manovronte varkën pa bluzë dhe vetëm me një palë pantallona të shkurtra  kafe dhe të bardha.

Çifti kremtoi  përvjetorin e  34-t në Prill dhe u nderua me yje në Bulevardin e Famës në Hollivud, kështu një udhëtim diellor dukej  mënyra më e përsosur për të festuar.
 
Hawn tregoi pak nga udhëtim. Të premten ajo tregoi nj foto të sajën duke u stërvitur përballë një muraleje ndërsa shkruante në Instagram  “Duke u stërvitur në Greqi. E di që nuk do jem kurrë si ajo, por...kurrë mos u dorëzo!”
 
Gjithashtu ndau edhe një video në Isntagram të Rusell-it që po kënaqej me një performues në rrugë ndërsa pinin kafenë e mëngjesit. Pushimet dukeshin një parajsë ushqimi, plazhesh dhe diejsh. Është mirë të jesh Goldie!