Mbase e keni vënë re  sesi të kalosh një ditë nën ujë mund t’ju bëjë të ndiheni më të relaksuar, të çlodhur dhe me energji të përtëritura. Ajo ndjesi nuk është vetëm në kokën tuaj, shkencëtarët thonë se kur kalojmë kohë në ujë, truri  ynë ndryshon. Mendjet tona  shkojnë në një hapësirë çlodhëse, thuajse hipnotike,  falë aromave qetësuese dhe tingujve në ujë. Studiuesit  i referohen kësaj si hapësira blu.  Ja çfarë mund të bëjë një vizitë në plazh, liqen apo kudo tjetër ku ka ujë.

Forcon krijimtarinë
Të jesh në një hapësirë blu të bën më krijues, sepse e lejon trurin të relaksohet, kështu ke  më shumë gjasa të shmangesh  dhe të imagjinosh  kur të jesh në mes të një bote të përditshmërisë kaotike.
Stresi shkrihet
Nëse fusni këmbët në ujë, ose notoni ai ujë mbushet me jone pozitive që gjenden në natyrë dhe njihen për ndihmën që japin në largimin e stresit  dhe forcimin e humorit. Disa shkencëtarë besojnë se jonet pozitive që i japim në shumë zbatimeve  rregullisht mund të na lërë të inatosur, pa përqendrim dhe të mbingarkuar. Jonet negative që gjenden në natyrë e kundërveprojnë këtë.
Redukton depresionin
Tingujt e valëve  mund të të fusin në një gjendje medituese që mund të shoqërizohet me depresion më të ulët dhe me qartësi më të madhe mendore.
Perspektiva të ndryshon për mirë
Të jesh në një vend rrethuar me peizazh të bukur, tingujt e ujit dhe thjesht praninë e natyrës është tejet qetësuese për shpirtin. Na kujton se ka gjëra më të mëdha në këtë planet sesa trafiku i bllokuar apo kolegu gërnjar.