Universal Studios Hollywood, në kodrën Tinseltown, është më shumë sesa një park tematik. Me atraksione të ndikuara nga filmat e famshëm, shfaqjet dhe xhirot  në studio, që i çon vizitorët nëpër sheshxhirimet e filmave, Universal Studios Hollywood të  lejon të shohësh sesi funksionon industria dhe kjo përpara se të nisësh xhiron.
 
 
Sigurisht Los Anxhelosi ka plazhe, male dhe shumë muze, por gjithashtu është vendi ku mund të fluturosh me fshesë në krah të Harry Potter-it, të bësh një aventurë me Homer Simpson, dhe të përqafosh një Minion në jetën e vërtetë. Ja pse duhet ta marrësh në konsideratë një udhëtim të tillë! Universal Studios Hollywood ka të bëjë me magjinë e filmit. Atraksionet, shfaqjet dhe përvojat flasin për personazhe të dashur dhe histori të njohura, duke ju futur direkt në botën e filmave dhe serialeve të preferuar.
 
Xhiroja e Simpsons-ave
Disa nga atraksionet e Universal Studios Hollywood kanë fusha të vogla me tematika për darkë, shopping dhe takime me personazhet. Xhiroja me Simpsons-at ju çon në establishmentin më elegant të Springfield-it me një hamburger të vërtetë Krusty, që natyrisht servir Clogger si edhe specialitetet e petullave me akull rozë dhe Birrë Dugg në Tavernën e Moe-së. Madje edhe vetë Simpson-at shfaqen jashtë Kwik-E-Mart!
 
Xhiroja me Minion Dispicable Me
Fansat e minions-ave do e adhurojnë këtë xhiro që i shtrydh të ftuarit në përmasën e krijesave sa një banane. Familjet mund të kënaqen me zonën e lodrave me ujë, të kënaqen me argëtimet me tematikë Minions të shkrepin foto me Gru-në, vajzat e tij dhe Minions-at në hyrje të xhiros.
 
Bota e Magjistarëve të Harry Potter
Qyteti magjik i Hogsmeade dhe Kështjella Hogwarts Castle vijnë të gjalla në Universal Studios Hollywood me dy atraksione; një fluturim me slitën e familje Hippogriff dhe Udhëtimi i Ndaluar, një xhiro fantastike e vendosur në shkollën e magjistarëve.
 
Hogsmeade
Fansat do të kënaqen përmes korridoreve mistikë Hogwarts, që i çon në zyrën e
Dumbledore –it, brenda klasave dhe ballë për ballë me portretet që flasin, por asgjë nuk krahasohet me pamjet familjare brenda Hogsmeade. Këtu magjistarë dhe njerëz të heshtur darkojnë në restorantin Three Broomstick, (Tre shkopinjtë e fshesës), të pinë një “Butterbeer” (birrë gjalpi) në Hog’s Head Pub dhe të kënaqen me karamele në
Honeydukes apo në ceremoninë magjepsëse të dyqanit të shkopinjve magjikë në Ollivanders.
 
Krishtlindja në Shkollën e Magjistarëve të Harry Potter
Bota e Harry Potter-it mund të ndriçojë natën me një projeksion në kështjellën Hogwarts, duke sjellë magjinë e katër shtëpive në jetë. Nëse e shihni në Krishtlindje është spektakolare, ndërsa parku mirëpret festat pushimeve.
 
Xhiroja në Universal Studios
Disa nga këto studio kërkojnë shumë energji, me Transformers: Xhiroja 3-D i vë vizitorët në një betejë në krah të Optimus Prime, Jurassic Park — Xhiroja ofron një kredhje në "Hakmarrja e Mumjes" , xhiroja me slitë zhytur në errësirën e parkut. Është edhe Atraksioni i “The Walking Dead”, një shëtitje përmes personazheve të frikshëm dhe një teatër interaktive 4D me Shrekun.
  
Përvoja VIP
Për vizitorët që vërtet duan të marrin më të mirën nga një vizitë, Përvoja VIP ofro një tur të shtrirë përmes shesh xhirimeve të vërteta, skenave të tingujve dhe dhomave përgatitore të Studiove. Gjithashtu përfshin mëngjesin, një akses ekskluziv në restorantin Moulin Rouge për drekë dhe shumë privilegje në radhë të parë të shfaqjeve të ditës, q do të thotë nuk do të duhet të presësh në radhë për të marrë adrenalinë.
   
Netët e Tmerrit të Halloween
Universal Studios Hollywood ofron ngjarje të veçanta pushimesh por asnjë nuk është më e famshme sesa Netët e tmerrit Halloween, të menduara si për të frikësuar ashtu edhe për të kënaqur.