Çdo vit, miliona njerëz në Indi, Nepal dhe nëpër të gjithë botën kremtojnë festën Hindu të Holit, nën retë e pudrës shumëngjyrëshe. Festivali i zhurmshëm i ngjyrave – një kremtim i gjallërisë së pranverës, pjellorisë, dashurisë dhe fitores së të mirës ndaj së keqes ka frymëzuar filma, muzikë dhe një sërë imitimesh. Ja disa fakte pas këtij festivali të lashtë!

Kur është Holi?
Holi zhvillohet në hënën e fundit të plotë të muajit hënor hindu, Phalguna. Kjo do të thotë se mund të bjerë mes fundit të Shkurti dhe fundit të Marsit në kalendarin Gregorian- këtë vit ishte më 13 dhe 14 Mars dhe rastis me kalimin indian drejt sezonit të verës. Pranvera nuk është një nga katër stinët në Departamentin Meteorologjik Indian , por Holi kremton shumë nga tiparet e saj: rininë, pjellorinë, argëtimin dhe gjallërinë. Nuk dihet saktë kur ka nisur kremtimi i Holit fillimisht, por gjendet te Puranat, një tekst i vjetër indian, në poezinë e shekullit të 4, dhe në dramën e shekullit të 7-të Ratnaval.
Për një festival me shumë ngjyra, Holi nuk ka një domethënie të vetme. Por është i lidhur me një sërë rrëfenjash nga mitologjia indiane.
 
 
Një nga më të famshmet është kur e mira e mposht të ligën në petkat e Princit Prahlad dhe demonit Holika. I zemëruar se i biri, Prahlad adhuronte Zotin Vishnu në vend të zotit që ai pretendonte se ishte, mbreti i pushtetshëm me emrin Hiranyakshyap thuri një plan ta vriste të parëlindurin e tij me zjarr.
 Marrëveshja ishte që Prahladi të ulej në prehrin e motrës së Mbretit dhe  demoni Holika do e  mbronte atë nga flakët, në disa versione me një sari magjik. Por kur zjarri u ndez, Prahladi thirri emrin e Vishnusë dhe doli i pacenuar. Holika, nga ana tjetër, u kapërdi nga flakët.
 
Por ka edhe tregime më të këndshme që lidhen me Holin, si ajo e Krishnës me të dashurën e tij Radha. Krishna, lëkura e të cilit ishte blu, dashuronte Radhan. Por i vinte turp prej ngjyrës së ndryshme të lëkurës. Me një këshillë nga e ëma, ai e leu fytyrën me bojë që të dukeshin njëlloj. Dhe funksionoi. Krishna magjepsi botën, thotë rrëfenja, por Radha “magjepsi edhe Atë”.
 
Çfarë ndodh realisht?
Megjithëse në disa rajone festivali zgjat më shumë, Holi normalisht mbahet në dy ditë, shumë shkurt për standardet indiane ku disa festivale religjioze siç është Kumbh Mela, zgjasin thuajse dy muaj. Në mbrëmjen e ditës së parë, Holika Dahan, turra drush dhe plehu digjen si simbol i fitores së të mirës ndaj së keqes.
 
 
Ditën e dytë, njohur si Rangwali Holi, është karnavalja e ngjyrave. Me Miliona dalin në rrugë për të hedhur grushte me pudër plot ngjyra dhe lagin njëri-tjetrin me armë ujë. Dikur, sipas traditës njerëzit përdornin shafran dhe ekstrakte lulesh përzier me dru sandali , por këto ditë pudra sintetike dhe ujë i ngjyer janë bërë të zakonshme: vendasit rekomandojnë të hidratohesh më përpara në mënyrë që pudra të hiqet shpejt.
 
Lër celularin në shtëpi dhe mos vish sarin më të mirë!
Holi është një kohë ku njerëzit mund të kremtojnë së bashku pa u trazuar nga klasa apo etnia. Gjithashtu, tradicionalisht është një rast të shijosh ushqime të mbushur me marijuanë si bhang lassi, një kos i përzier me një pastë kanabisi.
 
Kultivimi, shitja dhe blerja e kanabisit teknikisht është i paligjshëm në Indi, por ka lejime të konsumimit të bhang-ut, sidomos gjatë Holit. Një çështje më serioze gjatë festivalit është ngacmimi. Ka pasur shumë raportime të burrave që përdorin këtë atmosferë të shpenguar si një justifikim për sulem seksuale ndaj grave gjatë Holit.