“La table du Marche”, do të ofrojë pjata vegane si tartar domatesh me manaferra goji, rizoto me shparguj, dhe patëllxhanë të karamelizuara me domate. Anderson po bashkëpunon me Shefin Christophe Leroy, restorantet e të cilit mund të gjenden në
San Trope, Ramatuelle, Paris, Marrakesh dhe Marok.
Megjithëse ende ka pak detaje se ç’dizajn do të ketë restoranti, klientët presin të jetë “festiv” “glamour” dhe me “atmosferë sensuale” në ete, sipas postit të Andereson-it në website-in e saj. Do të gjendet në Moulins de Ramatuelle, një han fshati në pronësi të Leroy-it që shtrihet mes vreshtave e kopshteve.
Anderson e ka shprehur pasionin e saj për veganizmin, të drejtat e kafshëve dhe shqetësimet për mjedisin, duke punuar me organizata si PETA, Mëshirë për Kafshë dhe Fondi Ndërkombëtar për Mirëqenien e Kafshëve. Aktorja ka përmendur së pari hapjen e hapësirës si një homazh për të dashurin e saj, themeluesin e Wikileaks, Julian Assange.
Ajo po e përdor restorantin si një mënyrë të pazakontë për t’iu afruar presidentit francez, Emmanuel Macron.“Po e hap këtë restorant të ri vegan në Francë, në korrik dhe do të më pëlqente t’i  shtrija ftesat deri te Presidenti i Ri dhe Zonja e tij e Parë; bashkohuni me mua në ditën që do të hap dyer dhe do të ulemi të hamë ushqim të mirë dhe të diskutojmë se ç’mund të bëhet për Julian-in”, ka thënë ajo në një postim.