Përbërësit
1 lugë spec i kuq2 lugë çaji pudër curry
2 lugë çaji cumin i bluar
1 lugë e gjysmë çaj me erëza të përziera
1 lugë çaji ginger  i bluar   
1  lugë çaji   majdanoz i bluar   
3/4 lugë çaji kripë   
1/2 lugë çaji piper i zi i bluar   
¼ lugë çaji  kopër e bluar  ( sipas dëshirës)   
një majë luge çaji piper i kuq    i bluar
2  kg  karkaleca të paqëruar jumbo   
1/4 filxhan vaj ulliri

Salca e ananasit
1 ananas, i qëruar dhe i prerë në kubikë
¼ filxhan me qepë të kuqe të grirë hollë
2 lugë gjelle mente e freskët e grirë
1 lugë gjelle lëng limoni i freskët
2 lugë çaji xhinxher i grirë i freskët
2 lugë çaji mjaltë
¼ lugë çaji kripë
një majë luge piper i bluar  


Përgatitja
Fute ananasin në një procesor ushqimi derisa të jetë prerë hollë. Hidhe në kullesë dhe lëre për 15 minuta. Kalojë në një tas. Shto qepët dhe përbërësit e mbetur.

Përgatitja
Kombino së pari  10 përbërësit,  përfshirë koprën nëse e dëshironi në një tas të vogël. Qëro karkalecat , i lini bishtat po të doni. I hidhni në përzierjen e erëzave. Nxehni  2 lugë vaj ulliri në një tigan të madh me zjarr mesatar. Shto karkalecat dhe gatuaji për pak minuta, derisa të bëhet rozë. Hidh  2 lugët e tjera të vajit në tigan, për të gatuar karkalecat që mbeten. Servirini të ngrohtë me temperaturë ambienti dhe salcë ananasi.  Me ngjyrat dhe të nxehtit e tropikut, një verë e bardhë Chardoney do të ishte ideale për shoqërim.