1. Mëson të kalosh mirë me njerëz të ndryshëm
Asgjë nuk e largon paragjykimin aq shpejt sa udhëtimi. Është e mrekullueshme të udhëtosh në vende të ndryshme dhe të shohësh sesa shumë kultura jonë keqinformon rreth popujve të tjerë.
2.Mëson të shkosh me rrjedhën
Në ditët tona, mund të jemi të fiksuar pas kontrollit. Por kur udhëtoni, jeni në mëshirë të kujtdo tjetri. Të mëson ta lëshosh veten dhe të shkosh me rrjedhën.
3. Mëson të çlodhesh
Në të njëjtën mënyrë që mëson të shkosh me rrjedhën, mëson gjithashtu të çlodhesh. Pa u ndjerë sikur duhet të keni në kontroll gjithçka, kalon menjëherë në gjendje relaksi, që është tamam siç duhet të jetë kur udhëtoni.
4. Mëson respektin
Është e vështirë të tregohesh i paedukatë me kulturat e tjera kur varesh nga e tyrja. Njerëzit duken ndryshe, flasin gjuhë të ndryshme dhe duken të panjohur. Ju bën të kuptoni sesa e frikshme mund të jetë të jesh pranë njerëzve të ndryshëm nga ty. Kjo mund t’ju japë një tjetër vlerësim për emigrantët.
5. Mëson të gjesh bukurinë kudo
Ditë pas dite jeta bëhet e mërzitshme. E njëjta gjë kudo. Kur udhëton, ka shumë gjëra të reja për të marrë dhe shijuar. Me t’u kthyer në shtëpi, është e vështirë të mos shihni bukurinë edhe në gjërat e vogla.
6. Mëson ta duash jetën
Për shkak se nuk ka gjë më të mirë se të kthehesh në shtëpi, në shtratin e rehatshëm në fund të një udhëtimi të gjatë.