Baby on board! Pushimet e para me anëtarin më të ri të familjes? Nëse organizoheni në mënyrën e duhur nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.

Ja çfarë duhet të merrni parasysh përpara se të niseni drejt destinacionit tuaj të pushimeve.

1. Filloni të bëni gati valixhen edhe më parë se zakonisht

2. Pizhamet janë ok! Bebja juaj do të ndjehet më rehat në veshjet e tij të përditshme

3. Mbani gjithmonë rroba rezervë në çantën tuaj

4. Ilaçet nuk duhet të qëndrojnë larg. Vendosni disa nga ilaçet më të përdorshme në çantë, në mënyrë që të jeni të përgatitur për çdo rast emergjent.

5. Merrni një çantë të madhe me lodra të reja

6. Përdoreni teknologjinë në favorin tuaj. Edhe nëse në shtëpi mundoheni ti mbani fëmijët sa më larg televizorit, gjatë ditëve të pushimeve ky rregull mund të thyhet

7. Mbani të regjistruara kontaktet e pediatrit i cili mund t’ju asistojë për çdo shqetësim gjatë ditëve të pushimeve

8. Tregohuni të kujdesshëm me ushqimet në hotel. Mos harroni të merrni me vete edhe disa nga ushqimet e tij të preferuara.