Njerëzit që bien në gjumë në avion janë me fat. Shumë prej nesh nuk janë as të aftë të dremisin në pozicione kaq të parehatshme dhe në mes të të panjohurve. Ja disa truke nga udhëtarët me përvojë, që do ju tregojnë sesi të mbërrini të çlodhur mirë.

Nata është koha më e mirë për fluturim
Është shumë mirë nëse mund të marrësh një avion për kohën kur zakonisht fle. Zgjohu 2-3 orë më herët natën përpara fluturimit që të të zërë gjumi më shpejt kur të jesh në avion.
Ditët më të mira janë të Martat dhe të Mërkurat
Nëse do më pak pasagjerë dhe më shumë hapësirë, zgjidh ditët jo shumë të populluarat : Të martat dhe të mërkurat si një rregull. Të premtet dhe çdo ditë tjetër përpara pushimeve janë më të populluarat
Ndenjësja e përkryer është në dritare
Përpiqu të zësh një ndenjëse nga dritarja për të pushuar kokën në mur dhe për të mos u bezdisur nga fqinj që dëshiron të përdorë banjën. Shmangni ndenjëset pranë murit të kompartimentit. Ka plot hapësirë për këmbët aty, por ndenjëse të tilla janë zakonisht të rezervura për familje me fëmijë. Një ndenjëse pranë banjës gjithashtu nuk është ide e mirë.
Ule shpinën e ndenjëses në maksimum
Nëse doni të pushoni, uleni shpinën e ndenjëses sa të mundeni, vetëm sigurohuni që të mos bezdiset personi pas jush. Orë të tëra të ulura në këndin e duhur mund të rezultojnë në dhembje mesi, ndërsa po të f lini me kokën të pushuar mbi tavolinë apo në shpinën e ndenjëses përpara  është e keqe përqafën dhe shtyllën kurrizore.
Rrobat duhet të jenë të ngrohta dhe të rehatshme
Që të bëni një gjumë të mirë në avion duhet të vishni rroba të lirshme,  që nuk ju pengojnë në lëvizjet tuaja. Nëse avioni nuk ka batanije, merrni një xhaketë dhe çorape të ngrohta. Është goxha freskët gjatë fluturimit dhe kjo  e bën të vështirë gjumin.
Vendoseni rripin e ndenjëses mbi rroba
Një ndenjëse e vendosur mbi rroba apo batanije nuk do e bëjë gjumin më të rehatshëm, por do të parandalojë që fqinjët t’ju zgjojnë nëse avioni kalon turbulenca.
Aksesorët e gjumit
Drita dhe zhurma janë faktorët kryesorë që ju ndalojnë për të fjetur. Ndaj përdorni një maskë gjumi dhe tapa veshësh.
Që ta pushoni qafën dhe kokën rehatshëm, merrni një jastëk të veçantë me vete. Nëse nuk keni një përdorni një shall të mbështjellë ose një bluzë pambuku.
Hiqni pajisjet
Mos shihni filma në telefon, tablet apo laptop për shkak se drita blu e ekraneve të tyre ju mban zgjuar trurin. Merrni një libër në letër, edhe sikur të jetë i mërzitshëm, do ju ndihmojë të bini në gjumë më shpejt. Nuk do ju lëndojë edhe nëse dëgjoni tinguj qetësues si këngë zogjsh apo shiun që bie.
Ushqim dhe pije
Nëse doni t’ju zërë gjumi shpejt mos hani shumë në avion. Ushqimi duhet të jetë i lehtë dhe i shëndetshëm, ndërsa ideja më e mirë për pije është çaji (bimor është i përsosur). Harrojeni kafen apo alkoolin: mund t’ju qetësojnë, por ju shkatërron cilësinë e gjumit.