Kiersten Rich, krijuesja e The Blonde Abroad, a “blog udhëtimesh dhe stili jetese” ka shpjeguar atë sfidë dhe ka zbuluar madje edhe të vërtetat më të mëdha prapa skenës.
“Po shpresoj të pushoj pjesën tjetër të vitit; ky është qëllimi im; të them jo”, ka thënë ajo për Times. “Por më duket se kemi rezervuar diçka në Dhjetor. Kështu shkon zakonisht”.
Ndërkohë, Liz Carlson, themeluese e blogut 5 –vjeçar Young Adventuress, shton se nuk ka bërë pushime të vërteta për afro katër vjet. “Është mjaft e lehtë të nisësh ta urresh, pothuajse”, thotë ajo.

Udhëtimi mund të jetë i kushtueshëm, ja si të bësh para. Po, të udhëtosh botën dhe të shkrepësh foto glamoroze të vetes dhe udhëtimeve duken si ëndrra e kujtdo, por puna dhe sasia e dukshme e kohës, mund të jetë e frikshme.
“Nuk është gjithnjë diej, ylbere dhe foto të hatashme Instagrami, të paktën jo për mua, sidoqoftë. Ndonjëherë nuk e kuptoj se vetëm tregon anën e bukur të të udhëtuarit dhe të qenit një blogger-e udhëtimi, pa treguar se çfarë kalon për të mbërritur atje. Njerëzit mendojnë se të qenit një blogger-e udhëtimi është puna e ndërruar dhe se jemi me fat që e kemi, sepse me shumë sinqeritet, kështu e bëjmë të duket shumë nga ne”, ka shkruar Alyssa Ramos në një postim blogu për Huffington Post.
 
Ramos dhe gratë e tjera shpjeguan rrethin vicioz të udhëtimeve me avionë, të jetosh me valixhe në duar, duke parë pafund ekranin de kompjuterit, duke edituar fotot dhe duke ndjekur atë të bekuar “Like” ditë e natë.
Edhe më e ashpër është të fitosh betejën tënde në një treg tejet të ngopur. Ashtu siç raporton The Neë York Times , një kërkim me #travelblog në Instagram çon në më shumë se  5.7 milionë rezultate.
Megjithë marrjen në konsideratë të këtyre grackave të punosh si travel blogger është ende aventura e një jete ku je shefi i vetes, vendos orët e tua dhe sheh botë, kështu që nuk do vajtojmë shumë për ata që jetojnë jetën luksoze të medias sociale.