Shkëlqimi i Instagramit ka sjellë madje edhe më shumë rëndësi në mjediset e restoranteve. Dhe kur udhëton, do vetëm të marrësh kohë për të darkuar në pikat e njohura. Nëse e gjeni veten në Londër, shtoni restorantin më të bukur në listën tuaj: German Gymnasium.

Mos u ngatërroni nga emri: Do e gjeni këtë restorant mes  King’s Cross dhe stacionit St Pancras në Londër. Është kurorëzuar së fundi si Restoranti më i mirë nga Çmimet  Restaurant & Bar Design Awards. Siç mund ta imagjinoni nga emri , në jetën e parë ka qenë një gjimnaz. Në fakt, ka qenë një lokacion për lojërat e para të mbyllura Olimpike më 1866 –ën.

Mund të shihni ende mbete të hapësirës së jetës së shkuar në detajet e dizajnit. Firma arkitekturore  Conran & Partners u sigurua që të  inkorporonte elementë si maska skerme, sipas Business Insider.
 
Zona është shumë luks, me të gjitha materialet dhe artikujt e menysë që mund t’i gjeni në një restorant të klasit të lartë: meny shijuese me tri raunde, dekor elegant, dhe shërbim i shpejtë. Por restoranti është ende larg nga sa ka ndërtesa për të ofruar.
Ishulli ka shumë për të ofruar në një mënyrë të fakteve historike, pengesat gjeografike të udhëtimit dhe gjërat që duhet të shohësh patjetër që vetëm vendasit i dinë.

German Gymnasium gjithashtu ofron një grup zonash për të darkuar, një Grand Café të hapur gjatë gjithë ditës, Meister Bar, një tarracë në ajër të freskët dhe një pastiçeri. Çdo ditë, në orën katër pasdite, klientët mund të shijojnë kekë dhe pasta të ndryshme nga ekrani i “Palestrës”, që njihet si “kaffee und kuchen” në Gjermani, një pushim në ditë për të shijuar pak kafe dhe ca gjëra të mira të pjekura.