Shumë vende të mahnitshëm në botë nuk janë destinacione turistike sepse është e vështirë të mbërrish deri atje. Por a nuk janë këta ishuj të ngrohtë, ujëra të kaltër, fusha me lule dhe ujëvara të mahnitshme të vlefshme për t'u vizituar? Të gjitha duken si përralla. 
Kemi mbledhur 15 prej këtyre vendeve të fshehta në planetit tonë për të cilët shumë turistë nuk kanë dëgjuar. Mos e humbisni mundësinë të jeni një prej këtyre eksploratorëve!

Blagaj, Bosnje dhe Hercegovinë

Blagaj është një fshat i vogël i strehuar mes ujëvarave të vogla dhe rrethuar e me ujëra të kaltër. Shtëpi të bardha të ngrohta dhe një manastir gjenden në majn e një shkëmbi . Ky është një vend i shenjtë për dervishë dhe sufi që e kanë ndërtuar fshatin në këtë cep të parajsës.
 
Huacachina, Peru
Huacachina është një qytet oaz në mes të një shkretëtire të madhe. Rruga nga Lima, kryeqytet i Perusë, në këtë vend të këndshëm mban 5 orë. Popullsia e qytetit është rreth 200 njerëz, kështu mund t’i ndërpresësh marrëdhëniet me botën jashtë. Gjithashtu mund të ngasësh një slitë rëre në kodrat peruane.
 
Liqeni Hillier, Australi
Imagjinoni plazh ranorë rrethuar nga pyje eukaliptesh dhe liqenin më rozë në botë. Liqeni Hiler është i vendosur në mes të Ishullit në jugperëndim të Australisë. E vetmja mënyrë për të mbërritur është me avion. Ky vend u zbulua më 1802 dhe qëndron rozë gjatë gjithë vitit. Mendohet se janë disa alga dhe mikro-organizma që e bëjnë rozë, por studimet e fundit nuk e kanë konfirmuar. Kështu që kush nuk e di e përse uji ka atë ngjyrë të pazakontë.
 
Plazhi i fshehtë, ishujt Marieta, Meksikë 
Plazhi i fshehtë (playa de Amor) është një plazh sekret me ujë të pastër dhe një varietetet zogjsh. mund të mbërrini në këtë plazh parajsor vetëm përmes ujit. Pasi lundroni nën shpella nënujore për disado të zbuloni këtë plazh tëhumbur në thellësi të ishullit.
 
Silfra Fissure, Islandë
Silfra Fissure gjendet në Parkun Kombëtar Thingvellir në Islandë. Ky është në vend i preferuar për zhytësit dhe aventurierët. Është e mundur të humbasësh sensin e thellësisë për shkak të ujit të ftohte dhe tejet të pastër. Mund të shohësh deri në 300 metra thelle.
 
Isola Bella, Itali
Pa dyshim, ishulli italian në Lago Maggiore, është nga vendet më të bukur që ekziston . Pallati Borromeo është një kopsht i lulëzuar shumë nivelesh me shpella, tarraca dhe shatërvane që zënë thuajse të gjithë vendin. Për më tepër do të jeni në gjendje të shihni papagajt e artë të njohur si zogj mbretërorë, që enden vetëm nëpër kopësht.
 
 
Fshati Popeye, Malta
Ky fshat është me shtëpi të vogla druri që janë ndërtuar kur xhirohej muzikalin Popeye më 1980-ën. Sot është një park argëtimi , nëpër gji me pamje mahnitëse. Brendia e disa shtëpive janë ende të dekoruara njëlloj si gjatë xhirimeve të filmit.
 
Toka e Kuqe Dongchuan, Kinë
Një luginë malore në jugperëndim të Kunning-ut , kryeqytetit të provincës Yunnan. Për shkak të infrastrukturës publike, ky vend nuk është në hartën turistike. Është zbuluar në mes të 1900-ës. Peizazhi  I dallgëzuar me ngjyrë të kuqe të në kafe gjatë përqendrimit të mineraleve dhe fosile.
 
Ishulli Flores, Portugal
Ky ishull është në listën e UNESCO. Është një park kombëtar me një florë dhe faunë unike. Është i vendosur në pikën perëndimore të ishujve Azorez pranë bregut të Portugalisë. Përkthehet si kepi i luleve për shkak se i gjithë territori është I mbuluar me lule të larmishme. Ka gjithashtu burime të ngrohta, laguna, fusha orizi, fshatra të ngrohta, liqene, vullkane dhe shpella.
 
Porta e Ferrit (Darvaza Crater), Turkmenistan
Ky krater gjigant afro 60 metra në diametër dhe 20 në thellësi. Vendasit e quajnë “porta e ferrit”. Dikur gjeologët aksidentalisht zbuluan një shpellë me rezerva të mëdha të gazit natyror. Në mënyrë për të shmangur efektet e dëmshme në njerëz dhe materiale, gazi u dogj. Zjarri supozohej të ikte pas disa muajsh , por kanë kaluar 45 vite djegje. Ky fenomen unik dhe magjepsëses tërheq turistët nga e gjithë bota.
 
Parku Kombëtar Lencois Maranhenses, Brazil
Lençóis Maranhenses është i vendosur në gjirin e Oqeanit atlantik në Brazilin verilindor. Çdo vit gjatë sezonit të shirave, mijëra laguna të bruzta shfaqen mes dunave të rërave. Duket magjepsëse. Është mister sesi peshqit dhe karavidhet mbërrijnë aty . Nga korriku deri në shtator kur laguna mbërrin kapacitetin e plotë.
Setenil de las Bodegas, Spanjë
Ky qytet i vogël është i vendosur në një shkëmb në jug të Spanjës për tetë shekuj. Vendasit e quajnë qyteti nën shkëmbinj. Muret dhe çatitë e shtëpive janë pjesë e ishujve të mëdhenj. I mbrojnë vendasit nga dielli dhe era.
 
Shpella e Saint Marcel d’Ardeche, Francë
Ky vend u themelua më  1836 –ën nga një gjahtar francez. Grotto e Saint-Marcel-D’ardèche (Saint-Marcel-d’Ardeche) gjendet në rajonin e Rone-s e Alpeve. Është një rrjet i madh shpellash me ujë kristal dhe shkëmbinj me ngjyra.
 
Shpellat e Mermerit, Kili
Të vendosura në gadishullin e Liqenit General Carrera Në Kili. Ky rrjet shpellash është krijuar ngadalë dhe me kujdes nga uji për mijëra vite. Këta mure mermeri janë tejet të bukur.
 
Shenjtërorja Las Lajas, Kolumbia
I vendosur në kufi mes Kolumbisë dhe Ekuadorit. Ndërtesa neogotike dhe brendësitë janë magjepsëse. Kisha ngrihet 45 metra mbi lumin shkëmbinjve dhe ujëvarave.