Daniel Rueda dhe Anna Devis, dyshe kreative nga Valencia, Spanjë, udhëton botën duke lodruar me perspektivën, gjeometrinë dhe kamerën.
   
Ata fotografojnë anën më argëtuese  dhe të çuditshme të arkitekturës dhe fotografitë duken sikur kanë dalë nga një përrallë estetike.
   
“Nuk është e mjaftueshme të kesh një imazh që duket bukur” –ka  thënë Danieli. “Duhet të tregojë diçka pa nevojën e vendosjes së fjalëve”.
     
Rueda dhe Devis gjithashtu ka  gjetur  mënyrën më të mirë për të ndërvepruar me arkitekturën dhe  fotot e tyre.
   
Ata bëhen personazhe të fotografive të tjera të çuditshme dhe kjo i shton një efekt argëtues imazheve të pasura dhe magjepsëse.
  
“Këto vende më gjejnë ose jam unë ai që ka një radar që është gjithnjë i ndezur. Të gjesh këto ndërtesa nuk është e vështirë kur e di se çfarë kërkon”.