Një plazh i vogël në ishujt e Bahamasit,  të  jep një vend të sigurt për t’u larë në det dhe për të notuar  në ujërat e pastra kristal. Por gjëja më befasuese është  një rrip i gjatë prej  5 kilometrash prej rëre ngjyrë rozë. Kjo e bën një nga plazhet më të pazakonta në botë.

Ngjyra e lehtë rozë është rezultat i foraminifera-s, një kafshë detare dhe guaska e saj rozë, që thyhet e më pas përzihet me rërën e bardhë.
 
Ishulli elegant ka një sërë resortesh, që sigurojnë relaks përreth.
 
Vizitorët mund të shkojnë të notojnë, të bëjnë zhytje dhe peshkim, ndërsa gjatë mbrëmjes mund të vizitojnë qytetin dhe të argëtohen me jetën e natës.

Përse të shkosh atje? Është një nga plazhet më unike dhe më të bukura në botë. Gjithashtu Bahamasi  është një destinacion i dëshirueshëm pushimesh, duke qenë se ka një larmi plazhesh dhe resortesh.
 

Kur të shkosh? Moti është  i ngrohtë gjatë gjithë vitit. Vera është më e nxehta dhe stina më e lagësht  nga të gjitha.
Si të shkosh atje?
 
Nga Bahamas shkohet në Fort Lauderdale apo Majemi në Eleuthera-n e Veriut. Nga aty merr trenin  që të çon menjëherë në ishull.