Dy formime shkëmbore –Fatu dhe Futi, mbijnë nga uji pranë bregut të Tutuila-s. Strukturat ikonike janë të lidhura me legjendat samoane të dashnorëve të mbytur.

Nga Gulnaz Khan
Foto: Travis Dove
Marrë nga National Geographic

Mbi dy mijë milje në jugperëndim të Havait, një grup arkipelagësh ngrihet në Paqësor. Në Samoan Amerikane, ka kuptimin e Tokës së shenjtë, një legjendë që daton qindra vite përpara ajrit, tokës dhe detit. Një sërë versionesh të këtyre rrëfenjave ekzistojnë edhe sot, detajet e tyre janë errësuar mes brezave të folklorit verbal. Megjithatë, gjithçka zbulon një temë qendrore në kozmogoninë samoane: Ndërvarësinë mes njerëzve dhe mjedisit të tyre.
  
Rrëfenja e dashnorëve të mbytur: Dashuri e përjetshme
Fatu ma Futi, skena e dashnorëve anijembytur të përrallës është një zonë e famshme për not. Dy dashnorët, Fatu dhe Futi, nisën një udhëtim nga Upolu (Samoa) drejt Tutuila-s, ishullit më të madh në Samoan Amerikane. Pas javësh në det, udhëtimi i tyre u kthye në kurth kur kanoen e tyre e zuri një stuhi e dhunshme, dhe ata u katapultuan në oqean. Të humbur e të pashpresë, notuan për ditë të tëra përpara se t’i afroheshin Tutilas, kur u mbytën pak përpara se të mbërrinin në breg. Të dashuruarit mbinë si dy shkëmbinj të lulëzuar, me sytë nga toka dhe njëri-tjetri në përjetësi
Dielli perëndon mbi Ofu, duke larë ujin në dritë të artë.
Sot Fatu dhe Futi, gjithashtu të njohur si Shkëmbinjtë e lulëzuar, vazhdojnë të qëndrojnë r ojë në hyrje të Gjirit Pago Pago. Luginat e tij të thella, pyjet e dendur dhe bregu pjellor e bëjnë një nga gjiret më të mbrojtur në Paqësor, arsyeja kryesore se pse fuqitë kolonizatorë si Shtetet e Bashkuara vendosën bazat detare atje në fund të shekullit  19.
      
Sina dhe Toni: Dashuria e pakthyer
Sina ishte një princeshë  e bukur me flokë të zinj të gjatë e me lëkurë të puthur nga dielli- më e dëshiruara në fshat. Pa dijeninë e Sina-s një ngjalë (peshk ton) e përgjonte kur ajo lahej në përrua çdo ditë dhe u dashurua fort me të. Kur ajo nuk ia ktheu dashurinë ai ra në dëshpërim vrastar. Në frymën e tij të fundit iu përgjërua asaj t’ia këpuste atij kokën dhe t’ia varroste në tokë. Nga trupi i tij, palma, pema e jetës, do të rritej. Gjethet do të përdoreshin për të freskuar dhe për të bërë hije dhe qumështi i kokosit do të mbante Sinan dhe pasardhësit e saj- shpallja e fundit e dashurisë së tij të pavdekshme.  Në kulturën Samoane palma konsiderohet pema e jetës për shkak të shumë përdorimeve të saj. Duke i qëndruar vërtetësisë së deklaratës së tonit , kokosi ka qenë dhe mbetet pjesë thelbësore e agrikulturës dhe traditës samoane. Në kohët e lashta kokosi konsiderohej një dhuratë hyjnore , lëvorja e saj përdorej për të mbledhur ujë në udhëtimet e gjata në oqean dhe tuli  përdorej në vend të mishit. Sot uji i kokosit është një pije bazike,tuli përdoret për t’i dhënë shije pjatave tradicionale samoane dhe vaji përdoret në sua, një ceremoni sakrificash. Lëvoret ende përdoren si kontejnerë, dhe gjethet e palmës thuren në shporta, fibra , qilima .
  
Aloaloalela dhe dielli : Hakmarrja e dashnorit
Një çift i vjetër lindi dy vajza; Aloaloalela dhe Sautia. Kur Aloaloalela u rrit e u bë një grua e re shumë e bukur, Dielli kërkoi të martohej me të dhe ajo mbeti shpejt shtatzënë. Së bashku, motrat, bënë një plan për t’ia mbathur dhe një ditë u hodhën në det e notuan. Nuk vonoi shumë kur Aloaloalea-si erdhën dhimbjet e lindjes dhe lindi në mes të oqeanit. Zoti, Tagaloalagi, pa ujin me gjak nga lart dhe e tërhoqi djalin për ta rritur si të tijin. Ai i mëshiroi motrat dhe krijoi një copë të thjeshtë tokë në mënyrë që ato të pushonin. Djali u rrit dhe mori vesh se nuk qe i biri i vërtetë i Tagaloalagi-t. Ai kërkoi të shihte të ëmën dhe tezen dhe zbuloi se ato ishin torturuar pandalur nga dashnori i braktisuri Aloaloalea-s. Djali iu lut  Tagaloalagi-t derisa të binte dakord të krijonte gjithë llojet e pemëve, kafshëve dhe zogjve për ta zbukuruar Tokën dhe t’i mbronte gratë nga Dielli, një dëshmi e dashurisë së fëmijës për nënën. Në vërtetësi të premtimit të Tagaloalagi-t, ishujt vullkanikë që përbëjnë Samoan Amerikane dhe ujërat rrethuese janë shtëpi e më shumë se 800 llojeve të peshqve vendas, 200 specie koralesh, jetë të larmishme bimore dhe kafshësh si dhelpra fluturuese (një lakuriq frutash) që mbahet si roja me flatra i pyllit.
 

Sipas shërbimit të Parkut Kombëtar, Samoa Amerikane përballet me shumë rreziqe mjedisore, përfshirë këtu dhe bimët mësymëse dhe speciet e kafshëve, temperaturat në rritje të oqeanit, popullsia në rritje dhe menaxhimii keqi mbetjeve. Këto rreziqe të sjellin ndërmend se ndërsa legjendat samoane janë ilustrime të bukura, toka mban jetën njerëzore dhe marrëdhënia mes tyre është reciproke.