Lebrigand mbërthen barkun e një avioni ndërsa fluturon pranë hënës. Avioni duket siluetë prej diellit shkëlqyes. Një avion qyteti kalon përqark qiellin kobalt dhe hënës që shkrihet.


Një avion kalon sipërfaqen krateriale të hënës.



Nga Gulnaz Khan
Foto nga Sebastien Lebrigand
Marrë nga National Geographic
 
Njeriu është mrekulluar nga hapësira qysh prej zanafillës. Vëzhgimi i yjeve ka frymëzuar qytetet monumentale azteke, pikturat ëndërrimtare të Vincent van Gogh dhe prozën e Robert Frost-it. Kështu që nuk bën habi që ka frymëzuar edhe fotografë që i kanë ngritur lart lentet drejt qiellit.
Kur Apollo 11 u ul në hënë, në korrik të vitit 1969 dy botë u lidhën. Kjo, thotë Sebastien Lebrigand, është koncepti pas punës së tij: marrëdhënia e njeriut me hapësirën, të mbërthyera në një kornizë të vetme.

Një avion lë një gjurmë lodhjeje në ngritjen e tij drejt diellit të shkëlqyeshëm.

Elektricisti 41 vjeçar kalon mbrëmjet duke parë qiellin nga kopshti i tij në Crépy-en-Valois, Francë, ku ai studion korridoret e avionëve për katër vite rresht.
Lebrigand përdor një lente 60 mm refraktorë dhe një Canon 6D për të mbërthyer momentin preciz kur avionët fluturojnë pranë diellit dhe hënës.

Për shkak se kushtet janë të rralla Lebrigrand është në gjendje të shkrepë një apo dy foto në muaj. Këshilla e tij për astro-fotografët e tjerë? Durim dhe një minimum gjatësie fokusi prej 500 mm”.

Megjithëse Lebrigand kalon shumë kohë duke parë horizontin, ai thotë se udhëtimi në hapësirë nuk është në të ardhmen e tij. Ai preferon pamjen nga Toka.