Me 60 milje kanale dhe thuajse 7 mijë ndërtesa që datojnë prej shekullit të 18 apo edhe më herët, Amsterdami është një nga qytetet më të ruajtura të Evropës-qendra ka ndryshuar fare pak qysh prej kohës së Rembrandit. E megjithatë nuk është thjesht një pjesë muzeale. Një guidë në Amsterdam na tregon se përgjatë monumenteve historike dhe Mjeshtrave të Mëdhenj, qyteti është një kryeqytet modern me çdo lloj argëtimi një vizitor mund të dëshirojë, përfshirë një gamë të gjerë hotelesh, restorante novatore dhe shopping me stil.


Plot ngjyra, ekscentrik dhe sharmant, qyteti i botës së vjetër është i vijëzuar me ndërtesa të shekullit 17 dhe me vështrimin e vazhdueshëm të biçikletave që sillen vërdallë. Megjithatë mban edhe vulën e një metropoli të butë. Ndërsa shumë të rinj e vizitojnë Amsterdamin për marijuanën apo për të përgjuar pak në Distriktin e Dritave të kuqe ku prostitucioni është i ligjshëm, qyteti është i pajisur me shumë kulturë, nga arti i klasit botëror në Muzeun e Van Gogut dhe Rijksmuseumn drejt P.C. Hooftstraat, rruga e shoppingut ku mund të gjeni plot dizajn bashkëkohor dhe avangard që është bërë burim krenarie në Amsterdam dhe Holandë.

Nuk ka asnjëherë kohë të papërshtatshme për të shkuar në kryeqytetin holandez, por në përgjithësi nga Maji në Tetor është sezoni kryesor i udhëtimit, kur temperaturat janë edhe më të ngrohtat. Turmat e arrijnë kulmin në Korrik dhe Gusht. Një tjetër kohë e mirë për një udhëtim në Amsterdam është sezoni i tulipanëve: Qyteti shpërthen në lulëzim në fillim Marsi dhe lulëzimi mund të zgjasë deri në Maj. Shiu është i mundshëm gjatë gjithë vitit dhe dimri ndonjëherë mund të sjellë dëborë, kështu që duhen shtresa veshjesh. Në përgjithësi është butë, por lagësht, kështu që një çadër ose plastmasë do ju hyjë në punë gjatë gjithë vitit.

Koha më e mirë për ta vizituar
Korriku dhe Gushti janë më të populluarit. Nëse doni të shihni tulipanët, ejani mes prilli ose fillim Maji. Më pak njerëz do gjeni në Tetor deri në Mars, me përjashtim të Vitit të Ri. Ka një festim unik dhe të zhurmshëm në Amsterdam dhe ia vlen përvoja.

Transporti
Amsterdami është kompakt, kështu që të ecësh apo të marrësh me qira një biçikletë është e lehtë. Megjithatë transporti publik (tramvaj, metro dhe urbanë) është i shkëlqyer. Bli një kartë me chip në një makineri ose pyesni shoferin për një shëtitje turistike.

Moti
Gushti është muaj më i nxehtë, ftohti janari.

Çfarë të dish para se ta vizitosh
Disa atraksione si Muzeu i Van Gogut dhe Shtëpia e Anë Frankut mbushen plot, sidomos në verë, kështu prenoto paraprakisht një biletë dhe kohën e vizitës. Qyteti në përgjithësi është i sigurt por xhepistët veprojnë kudo: kini kujdes në tramvaj dhe në treg.

Gjuha
Holandisht

Monedha
Euro (€)