Ruaj qetësinë dhe mbaj një stilolaps. Sipas një raportimi  nga NBC News, mbi 20 milionë njerëz vuajnë nga  aviophobia, apo frika nga fluturimi. Ngritjet, aterrimet, dhe çdo zhurmë apo përplasje në ajër mund t’u fusë ankthin njerëzve ndërsa fluturojnë dhe sipas raportimeve të fundit ku pas turbulencave të forta me njerëzit  janë dërguar në spital, është e lehtë të bëhesh nervoz. Megjithatë ekziston një truk që mund t’ju ndihmojë të qëndroni të qetë kur godet një turbulencë: Kur ato dridhje dhe përplasje të nisin, thjesht kapni një stilolaps dhe një letër dhe shkruani emrin tuaj disa herë. Truku është ta bësh me dorën jo dominuese.
Veprimi i të përdorurit të dorës jo dominuese për të shkruar, dukshëm e shtyn fokusin tuaj larg nga mjedisi aktual dhe  thyen modelet normale të të menduarit. Kështu jeni më i fokusuar në të  shkruarit e emrit tuaj  në mënyrë të lexueshme sesa te frika.
Nëse ende keni probleme me fluturimet turbulente, raportimi gjithashtu sugjeron të merrni frymë përmes një pipenë mënyrë që të shmangni hiperventilimin.
Herës tjetër kur të fluturoni, mos harroni letrën dhe stilolapsin!