Një nga udhëtimet epike për të gjithë bredharakët e botës është një tur në Europ. Por, fatkeqësisht shpesh nuk di nga t’ia nisësh. Por ekziston një aplikacion i ri që mund të planifikojë një udhëtim evropian shumë qytetesh për ju. Tetëdhjete ditë  (me bazë në Bjellorusi) është krijuar për t’u dhënë udhëtarëve një pamje të lehtë  në opsionet e disponueshme kur udhëtojnë përqark Evropës.
Përdoruesit nisin duke zgjedhur një qytet  dhe duke përfunduar (për momentin është e nevojshme të nisësh dhe përfundosh udhëtimin në të njëjtin vend). Pastaj zgjidhen datat e nisjes, sa i gjatë do të jetë udhëtimi dhe sa destinacione do përfshihen. Përdoruesit mund të përzgjedhin nëse duan të shohin qytetet në Europë, BE-në apo zonën Shengen. Aplikacioni më pas krijon një itinerar, të plotësuar me informacionin e fluturimit dhe normat për çdo qytet, sidomos për ata me buxhet të limituar.
Është e mundur të vazhdohet të shfletohen opsione derisa aplikacioni ngec mbi një itinerar që duket i mirë. Dhe mos u shqetësoni për udhëtime të   paleverdishme.  Website thotë specifikisht shmangni aeroportet e largët dhe nisjet e hershme në mëngjes që mund t’i rraskapitin udhëtarët në rrugë.
Megjithëse ende nuk është një sistem perfekt rezervimi për udhëtime Europiane, Tetëdhjetëditë mund t’i ndihmojë udhëtarët  të japin një ide më të mirë për pikët e çmimeve në udhëtime të ndryshme ndërsa potencialisht prezantohen me destinacione që nuki kanë marrë më parë n ë konsideratë.