Liguria është një rajon i Italisë veriperëndimore, mes Alpeve ligure dhe Apeninet ligure në veri dhe me fytyrë nga Deti Ligur në jug, me një zinxhir të pandërprerë  që përbën një shtyllë të vërtetë kurrizore.
Brigjet janë në përgjithësi të lartë, shkëmborë, të thyer, mbi të gjitha në Rivierën e Lindjes, ndërsa në atë të Perëndimit është e pranishme thuajse një alternim mes shkëmbinjsh me majë në det dhe plazhe ranore.
Klima, temperatura është e pëlqyeshme gjatë gjithë vitit , është konsideruar gjitynj një prej më të mirëve të Mesdheut, duke e bërë historikisht Liigurian një nga zonztmë të preferuara të familjeve fisnike për të veruar, si edhe një rajon ku gjendjen kopshte të mrekullueshëm e të lulëzuar. Qytetet kryesore janë Gjenova, Imperia, Savona, La Spezia dhe San Remo.
 
Turizmi
Liguria është një ylber në të cilin ngjyrat përzihen mes artit, kulturës, peizazheve, ushqimit të mirë. E të gjitha këto pasqyrohen në atë det që e bën unike tokën , që jo rastësisht ka qenë një nga të parat vende turistike të historisë.
Sot Liguria ofron një larmi okazionesh që e bëjnë unike, Sepse ndaj mundësisë për të marrë rreze në plazhet e izoluara dhe për tꞌu zhytur në detin blu, shtohet edhe një kryeqytet arti dhe kulture si Genova, trashëgimi e njerëzimit falë kompleksiit të saj të pallateve të epokës së Riliondjes, dy Galeritë Kombëtare, ekspozitat e Pallatit të Dukës, katedrales së San Lorenzo-s, muzeve të Nervi-t. Në qytetin e Kristofor Kolombit dhe të Akuariumit më të famshëm të Europës, mund të shëtitet mes labirintit të rrugëve që karakterizojnë qendrën historike mesjetare më të madhe të kontinentit.

Dy hapa, përgjatë rrugëve të komunikimit  që ndajnë rajonin në Rivierën e Lindjes dhe Perëndimit, ka vërtet shumë për të zbuluar. Të pakrahasueshme Cinque  Terre, të mbrojtura nga UNESCO, me fshatrat detare dhe tarracat fantastike ku kultivphet rrushi në det për t'i dhënë jetë  Sciaçhetrà's. Pastaj Gjiri i  Poetëve, me Lerici dhe  Porto Venere, vende të mrekullueshme. Mrekullia mes Portofinos dhe  Camogli, abacia e  San Fruttuoso që është kartolina e Ligurias, dy hapa larg Tigullio-s.
 
Në Perëndim ka vende ku turisti përkëdhelet mes pëllëmbëve të Bordighera, Sanremo me  hotelet dhe kazinotë, qyteti i vajit dhe Barokutt. Në kufi me Costa Azzurra që thuajse mund të preket   janë koppshtet  Hanbury të pasur me lulë në  12 muajt e vitit. Më pas  Albenga, Alassio dhe muri i të dashuruarve me, Finale Ligure me  Varigotti dhe shtëpitë që çngjyrosin perëndimin, E më pas Loano, Pietra, Savona me fortesën  Priamar, Albisola kryeqyetet i  qeramikës, Varazze, Celle. Nëse ende nuk ju mjafton merrni një nga  rrugët që ju fut më në brendësi, çdo luginë fsheh sekrete  natyrore dhe gastronomike.
 
Ushqimi
Simbol i Ligurias, mes shumë pjatash,  është padyshim pesto: salca me bazë borzilokun, rrepësisht gjenovez, që përgatitet sot si mijëra vite më parë duke shtypur gjethet brenda një shtypësi prej mermeri, ku  hidhet hudhër, vaj, djathë, kripë dhe fëstëkë. Salca shoqëron pastën e freskët të shpikur në Liguria;trenette, troffie, corzetti dhe lasagne.