Shtëpi buzë detit, plazhe me rërë të bardhë, male të larta, të thuash parajsa mbi tokë është pak për ishullin Palawan në Filipine, ishullin më të bukur në botë. Conde Nast, National Geographic Traveler, revista Travel + Leisure etj.,  kanë dhënë çmimet më të larta për këtë ishull duke e cilësuar si një ishull që tejkalon fantazinë e njeriut për të bukurën.

Për filipinasit, Palawan është kufiri i fundmë. El Nido është një bashkim ishujsh të vegjël koralorë dhe gjire të bukur të fshehur mes shkurreve të rërës së bardhë që dalin nga deti në ngjyrrë smeraldi. Brenda ishullit ka një peizazh kodrinor dhe me elementë malorë. Në ishull ka një qytet kryesor dhe shumë komuna të vogla.

Palawan   është një prej  7107 ishujt e Filipinevve, nën Puerto Princesa rrjedh lumi më i gjatë nëntokësor dhe  i lundureshëm, në botë. Është e mundur të  bëhen ekskursione të udhëzuara me varkë përmes një sistemi shpellash nëntokësore. Nën to ka plot stalaktide dhe stalagmite, përveçse hapësirash të mëdha.

Ishulli është një parajsë natyrore ku jetojnë shumë kafshë që janë drejt zhdukjes, ndaj turizmi që priret të nxitet është ai që ka respektin më të madh për ekosistemin ishullor.



Kur të vizitosh Filipinet?
Stina e thatë, periudha më e mirë për ta vizituar, është nga nëntori në prill. Nga janari e shkurti klima është e freskët. Nga marsi në maj temperaturat rriten deri në 36 grafë. Sezoni i shiut është nga maji në tetor. Vendet më popullore për turistët janë Shkëmbi Tubbataha, Plazhi i  Lagunës së Fshehtë dhe Kopshti Koralor, ku mund të bësh zhytje.