Tre të katërtat  e popullsisë së botës me të ardhura mesatare, prenotojnë një udhëtim për t’i ngritur humorin vetes! Funksionon! 49% e njerëzve kanë thënë se një udhëtim i ka bërë shumë herë më të lumtur se sa dita e martesës ndërsa 51% i pëlqen të udhëtojë më shumë se sa të dalë me partnerin! 77% e njerëzve thonë se prenotojnë një biletë për të gëzuar veten! Pra për 7 në 10 njerëz, koha më e bukur është ajo e udhëtimeve. Rrëfimi shkon më tej; të gjithë të pyeturit ndihen më mirë në hotel, hostel apo vilë ndërsa një pjesë e mirë e tyre preferojnë të prenotojnë një apartament apo shtëpi bashkë me njerëz të vendit ku kanë shkuar.
 
Pavarësisht llojit të pushimeve, e vërteta është që të udhëtuarit na bën të lumtur! Kjo vlen si në rastin kur njerëzit kanë mundësi të pushojnë në një vilë me 5 yje e pamje nga deti, ashtu edhe kur paratë janë të mjaftueshme vetëm për bujtinën e ndonjë fshati të humbur.
Studimi i fundit i bërë nga Booking.com ka përfshirë 17000 njerëz nga 17 vende të ndryshme të botës dhe ka arritur në përfundimin se për pjesën më të madhe të tyre, udhëtimi, i gjatë apo i shkurtër qoftë, është përvoja më e pëlqyer nga të gjitha, qofshin këto edhe dhuratat materiale, bizhu të çmuara apo aksesorë të tjerë. 60% e të pyeturve arrijnë lumturinë maksimale vetëm duke udhëtuar.
Shawn Achor, studiuesi i diplomuar në Harvard dhe një nga ekspertët e lumturisë më të rëndësishëm në botë, shpjegon: “Në një botë ku koha është kthyer në para, ata që udhëtojnë e mendojnë se investimi në udhëtime është shpenzimi më I mirë”- ka thënë studiuesi!