Një mënyrë e thjeshtë për të marrë më të mirën nga qëndrimi në një hotel. Të punosh në industrinë e hoteleve shpesh do të thotë të udhëtosh dhe të mësosh disa truke nëpër rrugë. Ky është rasti për Barry Goldstein, zëvendës presidenti ekzekutiv dhe shefi i marketingut të
Ëyndham Hotel Group.
Duke qenë se ka udhëtuar në më shumë se 50 vende, Goldestein ka zbuluar se klientët marrin më shumë sesa pritet gjatë qëndrimit të tyre nëse dinë çfarë të kërkojnë.
"Shumë njerëz nuk e kuptojnë se hotelet kanë çfarë ju nevojitet, por njerëzit shpesh nuk i kërkojnë"- ka thënë Goldstein. "Në rastin më të thjeshtë , nëse sheh një Pepsi, ka gjithmonë dhe një Coca-Cola... Nuk mendoj se njerëzit e kuptojnë se hotelet priren të mbajnë gjithçka, madje edhe elementët më të dukshëm si barna, të brendshme apao karikues, ose priren të dalin dhe t'i blejnë".
Hotelet shpesh kanë komoditetet që mund të kërkojë çdo udhëtar.
Kjo përfshin gjithçka nga dritat e natës dhe karikuesit e telefonave te piastrat, që mund të kërkosh në hotele. Disa hotele kanë edhe biçikletë fitnesi për të qëndruar në formë.
 
Goldstein ka një këshillë edhe për prindërit që udhëtojnë me fëmojët. "I thoni stafit të hotelit se po udhëton me fëmijë...ndonjëherë njerëzit nuk duan ta thonë këtë, por nëse u jepni emrat dhe moshën, shumë hotele do ju befasojnë me komoditetet për fëmijët që variojnë nga biskota me copa çokollate te një shportë çokollate apo lodra të vogla".
Në fund, Goldstein këshillon të mos jeni të ndrojtur për të kërkuar një përmirësim. "Shumë njerëz kanë frikë të kërkojnë nëse janë në një dhomë të zakonshme, por nëse hoteli nuk është krejt i zënë dhe ka një nevojë, mund t'ju ofrojnë një dhomë më të mirë me një shtesë të vogël mbi çmimin ose edhe me të njëjtin çmim".