Jo, nuk është mirazh. Është një qytet i mrekullueshëm që lulëzon në një prej vendeve më të thata në tokë.
 
Ky qytet piktoresk quhet Huacachina në Peru dhe është i fshehur mes një shkretëtire.    
 
Huacachina ka 96 banorë dhe karakterizohet nga hotele të thjeshtë, dyqane madje ka edhe nga një bibliotekë.


Vizitorët mund të shijojnë perëndimin mbi duna, mund të lundrojnë me varka në liqen dhe mund të shijojnë natyrën e mrekullueshme që të ofron ky vend i veçantë.
 
Huacachina karakterizohet nga palma, gjelbërim, dhe një liqen, i cili thuhet se ka edhe fuqi kuruese, bën të ditur e përditshmja britanike Daily Mail.