Mund të jetë verë, por dimri po vjen (Winter is coming) falë rikthimit të serialit të suksesshëm Game of Thrones. Vendndodhjet e mrekullueshme europiane janë aq epike në nivel sa janë edhe vetë shtatë mbretëritë në serial dhe  mund të vizitoni disa prej tyre. Nga Dubrovniku në Kroaci, në Rejkjavik Islandë, kemi mbledhur një tur botëror të Game of Thrones
 
Kroaci
Vendi është i  mbushur plot me destinacione të trilluara në serial, përfshirë këtu kryeqytetin e Shtatë Mbretërive, Fushimi i Mbretit, shtëpia e Fronit të Hekurt. Udhëtoni nëpër historinë e
familjeve Baratheons,  Stark dhe Targaryens me një guidë të posaçme. Mund të arrini në vend edhe  nga deti.
 
Maltë
Vendet turistike të ishullit kanë shërbyer si pjesë për shumë skena dramatike në Game of Thrones. Freskoni memorien  e serive të para ndërsa shëtisni në Mdina dhe Rabat, me guidë dy aktorë që janë shfaqur në serial.

Islandë
Nga qyteti i  vërtetë i Rejkjavikut mund të kaloni një ditë të tërë në shëtitje me guidë në lokacionet e filmit si parkun kombëtar të mbrojtur nga UNESCO Thingvellir, i përdorur si kalim për në Eyrie. Si një bonus udhëtimi mund të vizitoni stacionin  më të madh të energjisë gjeotermike në  Nesjavellir dhe liqenin  Thingvallavatn.

Irlanda e Veriut
Fansat mund të bëjnë një tur nga Belfasti duke vizituar shpellat ku u fsheh i riu Bran Stark. Bëni një ndalesë në  Kalldrëmet e Gjigantit një nga mrekullitë e vendit dhe të famshmen urë Carrick-a-Rede Rope. Përfshirë në tur është edhe destinacioni më i f otografuar i vendit Gardhet e Errëta, njohur edhe si rruga e Mbretit në gjuhën e Thrones'ave.

Spanjë
Ngjarjet e sezonit të pestë na kanë prezantuar me Mbretërnë e Dorne's, më jugorja nga shtatë mbretëritë, është ndikuar fort nga Spanja e Mesjetës. Vendi e bëri debutimin më  2015 dhe prej atëherë është shfaqur  në serial, Mund të ndiqni hapat e  Lannisters dhe  Targaryens  në një tur 8 orësh nga  Girona , kryeqyteti i  Barcelonës. Përfito edhe nga dyqanet, restorantet dhe  lagjja e hebrenjve në qytetin e vjetër, etj.