Mund të mos jua thonë, por ka disa gjëra që udhëtarët e avionëve nuk duhet t'i pinë në fluturim. Ato të netëve dhe të mëngjeseve herët janë të vështirë për të gjithë ne. Ndonjëherë , i vetmi shpëtim duket një filxhan çaji apo kafeje për t'u zgjuar dhe të na ndihmojnë të ndihemi të ripërtërirë pas disa orësh në ajër. Por do donit ta mendonit dy herë përpara se të porositnit atë përzierjen e mëngjesit anglez, sipas stafit. "Ata që fluturojn nuk do të punë ujë të ngrohtë në avion. Ata nuk do të pinë kafe apo çaj të fotë". Përse ky ndalim në pijet e shijshme të ngrohta?

Siç e ka theksuar NBC5 , uji për çaj dhe kafe vjen nga një rubinet, jo nga një shishe, gjatë fluturimit. Dhe ai ujë mund të jetë i shpifur në shije. Sipas një kampioni të EPA më 2004 -ën në 158 avionë, 13% përmbajnë koliform (baktere). Në dy prej avionëvve u gjetën në ujë E.coli. Dhe sipas Bussines Insider, nj studim tjetër i EPA ka zbuluar se një në tetë avionë nuk i kalon standardet e agjencisë për sigurinë e ujit

Bakteria shpërndahet ndërsa uji është në tranzit, ka raportuar NBC. Sipas një studim të 2015 -ës në Revistën Ndërkombëtare të Kërkimit Mjedisor dhe Shëndetit Publik, edhe më shumë orgnizma ekziojnë në pajisjet transportuese sesa në burimin oriigjinal të ujit, duke i transfeeruar nga kamionët në avionë.

Dr. Cedric Spak, një specialist për sëmundjet infektive në Qendrën Mjekësore Universitare Baylor, i ka treguar NBC se njerëzit me një sistem imunitar delikat duhet të rrinë larg nga pijet në fluturim. Ai gjithaahtu ka shtuar se njerëzitme fëmijë të vegjël duhet të mendohen dy herë përpara se ta mbushin biberonin e foshnjës me ujë rubineti. "Nuk është një ide e mirë" -thotë ai.