Me një labirint të gjelbër, tuba rrëshqitës , një ujëvarë gjigante dhe shumë e shumë të tjera. Ky xhevahir në aeroportin e Singaporit Changi, do të jetë e para qendër tranziti me një park personal argëtimi. Është parashikuar të hapet zyrtarisht më 2019 -ën.
 
Me një kopsht pesë katësh, labirint të gjelbër, re të simuluara, rrjeta për të kërcyer, ujëvarë gjigante dhe tuba rrëshqitës, Jewel do të ndihmojë shumë udhëtarë jo vetëm të entuziasmohen, por ta bëjnë Changi-n një destinacion më vete. (Është qysh tani për shumë admirues të aviacionit).

Parku kube do të mbyllet me një qelq të ngjashëm me një amebë dhe strukturë çeliku të Terminalit 1 dhe është skicuar nga arkitekti i famshëm kanadezo-izraelit, fitues i disa çmimeve, Moshe Safdie, shumë i famshhëm për kompelksin e tij të apartamenteve në  Habitat 67 , në Montreal.
 
 
Atraksionet e reja të aeroportit janë skicuar nga një ekip konsulentësh nga Britania, Franca, Gjermania, Holanda, Singapori dhe ShBA.
 
 
Pjesa qendrore e Jewel do të jetë shtjella e shiut, ujëvara 40 metra e lartë.Vizitorët do të mund të ecin pezull në rrjeta tre kate mbi kopshtin. Dhe nëse pamjet nuk janë mjaft entuziaste, një rrjetë kërcimi si trampolinë do ju bëjë t'ju hidhet zemra përpjetë.


Ndërsa Changi nuk është mbajtur për arkitekturën e tij, qysh tani për pajisjet e pazakonta. Është emërua si aeroporti më i mirë nga lexuesit Travel + Leisure për gjashtë kopshtet, fluturat, dy kinematë, dyqanet e lodrace, korridoret me video, një kënd lojërassh dhe kafshë të fryra në mënyrë surreale.

Dhe kushdo që bën një ndalesë të gjatë në Singapor apo kërkon ta bëjë Changi-n ndalesën e tyre të fundme, mund të rezervojnë një homë në hotelin e ri të Jewel, Yotel.