Me historinë e tij të lashtë dhe kulturën vibrante Izraeli është një arratisje unike për udhëtarët. Nga arkitektura ultra-moderne e Tel Avivit në rajonet e plazheve të virgjëra, oazet në shkretëtirë, ushqimi vendas dhe tregjet e erëzave , nuk mungon asgjë për të bërë dhe për të parë. Mes Detit Mesdhe dhe Detit të Vdekur, është Jeruzalemi. Ky qytet, një nga më të vjetrit në botë, ka mbetur themel i shumë besimeve botërore duke përfshirë në mënyrë më domethënëse Judaizimin, Krishtërimin dhe Islamin. Duke qenë një shtet i vogël, mund të eksplorohet edhe me një udhëtim të vetëm.

Për ushqimin; shuk dhe rrezedielli
Vizitoni Tregun e Jeruzalemit Jehuda Mahane -shpesh quajtur "shuk" ose tregu, në një tur për të gjetur hurma të freskët, erëza aromatike dhe pite të ngrohta nga furra. Është vendi perfekt për të shijuar disa nga ushqimet më të dashura të vendit, që tërheqin si rrënjët e Lindjes së Mesme dhe Diasporën e largët hebraike. Megjithëse vera është prodhuar qysh në kohët e lashta, janë të vjelat e reja që e kanë kthyer vendin në një destinacion për dashuruesit e verë. Janë pesë rajonë të ndryshme nga Galileja drejt kodrave të Judesë.

Për historinë: Nga Tempulli i Dytë te Pavarësia
Kartografët e hershëm të krishterë e vizatuan Jeruzalemin si qendra e botës dhe ecja përmes qytetit të vjetër ta bën ta kuptosh lehtë arsyen. Historitë e tre besimeve  më të mëdha fetare takohen këtu, nga muri Perëndimor i Tempullit të Dytë të Jeruzalemit, te Kubeja e Shkëmbit dhe Kisha e Varrit të Shenjtë, ndërtuar në vendin ku besohet se Jezui u kryqëua. Për admiruesit e historisë vlen ekslorimi i historisë tronditëse të lindjes së Izraelit, Muzeumi i Pavarësisë në Tel Aviv nuk duhet humbur - pikërisht aty i pari Kryeministër i Izraelit, David Ben Gurion firmosi Deklaratën e Pavarësisë së Izraelit më 1948-ën.

Për Artin: Arkitektura Bauahas dhe Arti Bashkëkohor në Qytetin e Bardhë
Izraeli njihet për peizazhet e tij të lashta, kështu që vizitorët e herës së parë në Tel Aviv, ndonjëherë i quajtur Qyteti i Bardhë apo qyteti që Nuk Ndalet, shpesh befasohen nga estetika chic dhe moderne. Do të gjeni më shumë se 4 mijë shembuj të ndërtesave të stilit Bauhaus që janë pjesëe UNESCO-s dhe magjepsëse për t'u eksploruar në një tur me këmbë. Muzeu i Artit në Tel Aviv është një tjetër pikë që tërheq me vepra nga mjeshtrat bashkëkohorë dhe strehon një nga koleksionet më të pasura të artit izraelit.

Për adhuruesit e natyrës: Kripë, Rërë dhe Oaze

Qyteti resort me diell i Eliat-it është me pamje nga Deti i Kuq, zhytjet me famë të të cilit tërheqin admiruesit nga i gjithë globi. Është një botë krejt e ndryshme nga pjesa tjetër ujore e Izraelit , Deti i Vdekur, gjithaahtu i njohur si pika më e ulët e lartësisë në tokë . Me ujin tejet të kripur, baltën të pasur me minerale dhe plazhet e përsosura për t'u thekur në diellin e shkretëtirës, është një pikë që duhet parë.