Afro  50 fluturime nga Feniksi, Arizona u anuluan  të martën për shkak të temperaturave përvëluese në bregun jugperëndimor të ShBA-së. Linja Ajrore Amerikane ttha se avioni kishte kaluar temperaturën e lejuar prej 47 gradë celsius në thuajse 49 gradë. Po si mundet  që vetëm nxehtësia,  pa asnjë kusht  të rrezikshëm natyror apo atmosferik,  ta shtyjë një fluturim? Temperaturat ekstreme mund të dëmtojnë përbërësit e brendëshëm të avionëve. Por arsyeja kryesore shkon përtej fizikës dhe densitetit të ajrit.
Piloti, Patrick Smith, autor i librit "Sekretet e kabinës", shpjegon shkencën që fshihet pas fenomenit. Në libër, Smith shkruan: Ajri i nxehtë është më i  rrallë. Kjo ndikon në funksionimin e  makinerive si edhe aftësive aerodinamike, duke rritur distancën e kërkuar të pistës dhe duke reduktuar performancën e ngritjes. Kështu, sasia e pasagjerëve dhe ngarkesës që një avion mund të mbajë shpesh kufizohen kur temperaturat janë shumë të larta. Se sa varet nga temperatura, lartësia e aeroportit dhe gjatësia e pistës. Dhe të ngrihesh nga toka është vetëm një pjesë: njëherë në fluturim , avionët duhet të ndeshen me kritere specifike të makinerive, kështu që pengesa atyre pranë si kodra apo kulla janë një tjetër ndërlikim.