Kur u rrëfeni kolegëve se po fluturoni me Ryanair, nuk është se reagojnë me zili. Megjithatë një nga pilotët e kësaj linje low-cost po i ndryshon mendjen botës,  falë profilit të saj të Instagramit.


Michelle Gooris, pilotja 25-vjeçare nga Amsterdami po u lejon të gjithëve të hedhin një sy jetës së saj glamoroze ne fluturim në llogarinë e saj të Instagramit DutchPilotGirl.
 
 
Profili, që ka mrekulluar më shumë se 22 mijë ndjekës, shfaq jetën pas skene të pilotes në udhëtimet e saj. Gooris gjithashtu i furnizon ndjekësit me disa nga restorantet e saj të preferuar dhe ndalesat në destinacione të ndryshme.


"Më kanë thënë se nuk jam piloti mesatar por e dua punën time dhe vendet ku më çon. Vendet e mahnitshme që vizitoj janë një bonus", ka thënë Gooris për Mirror.
 
 
"Njerëzit mendojnë kur shohin Instagramin tim se jam me pushime gjatë gjithë kohës por nuk është e gjitha të shtrihesh në plazhe", ka thënë ajo. "Të bësh të fluturojë një avion është punë e vështirë dhe të kërkon shumë përqendrim, në fund të fundit, ke shumë përgjegjësi në shpatulla".


Rruga e Gooris-it për t'u bërë pilote nisi fillimisht në moshën 17-vjeçare, pasi pa gjyshin e saj 74-vjeçar të merrte licencën e pilotit. Në atë kohë, ajo nuk e kuptonte se gratë mund të bëheshin pilote. "Jam shumë e lumtur që gjyshi im më tregoi rreth kësaj sepse ndryshe nuk do e kisha çuar nëpër mend".
 

Gooris ka theksuar se më shumë gra duhen në industrinë ajrore. "Ne mundemi të arrijmë gjithçkaduam në jetë dhe mezi pres të shoh se ku mund të më çojë tjetër puna ime"- ka thënë ajo.
 
Pilotja gjithashtu ka kombinuar fotot e saj me një kanal popullor në You Tube ku ndan pasionin për udhëtimin me miliona shikues.