Shtegu më i rrezikshëm në botë po hapet për të tretin sezon pas një aksidenti që e bëri të mbyllet për 15 vite. Caminito del Rey është një shteg i ngushtë buzë një shkëmbi në jug të Spanjës. Pasi pesë njerëz humbën jetën në dy vite, shtegu i drunjtë u mbyll për rinovime më 2001-shin.
Por prej atëherë është rihapur me rregulla të rrepta sigurie. Shtegu i ngushtë tashmë është i siguruar në anë me kavo çeliku. Vizitorëve u duhen tri deri në katër orë për ta përfunduar rrugën prej 5 miljesh. Të gjithëve u kërkohet të mbajnë një helmetë ndërsa kalojnë shtegun.

Shtegu qëndron mbi një shkëmb të lartë afro 100 metra dhe të lejon një pamje fantastike të luginës El Chorro. Është ndërtuar 100 vjet më parë për t'u dhënë akses punëtorëve drejt dy centraleve hidroelektrike në zonë. Qyshse u rihap më 2015-ën, guximtarët janë dyndur drejt Caminito-s në provincën spanjolle të Malagas.
 
Në dy vitet e shkuar mbi 600 mijë turistë, shumica të huaj, kanë kaluar dhe janë gjallë për të rrëfyer përvojën. Ata që duan adrenalinë duhet të bëjnë një ndalesë të veçantë në platformën prej xhami të shtegut, ku vizitorët marrin një pamje të asaj çka ka nën këmbët e tyre. Ata që duan të testojnë mirë përpara s e të rezervojnë një udhëtim, Google Maps ka lëshuar një eksplorim interaktiv të shtegut në Street View.