Kur varka e dëmtuar e Mauro Morandit doli në brigjet e Ishullit Budelli 28 vjet më parë, ai vendosi të ngrinte shtëpinë aty, thuajse krejt  i vetëm. Menjëherë pasi zbarkoi më  1989-ën , zbuloi që kujdestari  i ishullit po dilte në pension. Varka e  shkatërruar e Morandit ishte pasqyrim  i gjendjes së tij fizike, mendore dhe emocionale  në atë kohë. Kështu që vendosi të ndryshojë jetën dhe të pranojë postin e punës.Ishulli Budelli, një copë e vogël toke mes Sardenjës dhe Korsikës, është një nga më të bukurit e  7 ishujve që  formojnë Parkun Kombëtar të Arkipelagut Madalena. Vetëm pak turistë shkojnë e vijnë në zona të caktuara të ishullit Budelli, kështu që në pjesën më të madhe të vitit, Morandi jeton vetëm.
“Ajo që dua më shumë  është heshtja. Heshtja në dimër  kur nuk ka stuhi dhe askush nuk është rrotull, por edhe heshtja e perëndimit në verë”, ka thënë ai për National Geographic.

Plazhi  i rrallë ngjyrë rozë  i ishullit, është deklaruar vend  me vlerë të lartë natyrore, nga
Qeveria italiane në fillim  të 1990-ës, që ndikon në turizmin e ishullit. Plazhi është mbyllur për të mbrojtur ekosistemin e tij të brishtë. Më 2016-ën , qeveria italiane madje sfidoi të drejtën e Morandit për të jetuar  në ishull. Megjithatë një peticion që protestonte largimin e Morandit mblodhi më shumë se 18 mijë firma. Përjashtimi  i tij nga ishulli është shtyrë në afat të pacaktuar, gjë që duket e mirë, por nuk është garanci. “Nuk do largohem kurrë” ,  i ka thënë Morandi National Geographic. “Shpresoj të vdes këtu dhe të më digjet trupi, ndërsa hiri im  të shpërndahet në erë”.

Edhe pse Morandi  është tejet  i izoluar, duket shumë  i lidhur me çështjet globale. Ai  i kalon ditët duke mbledhur trungje dëllinjash dhe  i gdhend në skulptura. Më pas  i shet skulpturat turistëve dhe  i dhuron paratë organizatave jo fitimprurëse në Afrikë apo Tibet. Gjithashtu mediton, është lexues  i thekur dhe  i pasionuar pas fotografisë.
 
 
Tashmë, një kompani interneti po çon Wi-Fi në ishullin Budelli, që do  të thotë se Morandi  do të lidhet me miliona njerëz në të gjithë botën. Porn ë vend të ndihet  i bezdisur nga kjo mësymje në vetminë e tij, ai është optimist se do ndihmojë njerëzit në mbarë botën të shohin fortesën e tij të vogël për atë çka është në të vërtetë.
“Kur dashuron dikë thellë e sheh si të bukur, por nuk do të thotë se e sheh të bukur vetëm fizikisht, por krijon empati. E njëjta ndodh me natyrën”, ka thënë ai. “Mendojmë se jemi gjigantë dhe e zotërojmë Tokën, por jemi thjesht mushkonja”.