Kanë kaluar pothuajse 50 vjet që kur Brigitte Bardot e bëri të njohur Saint Tropez  si vendi i VIP-ave, e që nga ai moment nuk e ka humbur shkëlqimin e dikurshëm.

Edhe pse nuk ishim në stinën më të bujshme të vitit, siç është periudha e verës ku gjallon jeta e bareve dhe e natës, përsëri lokalet dhe restorantet ishin të mbushura plot.

Mondaniteti dhe çmimet e kripura  bien në sy qysh  në momentin e parë. Të gjitha rrugët të çojnë pak a shumë buzë detit, vendi ku janë të ekspozuara jahtet dhe varkat me vela që shërbejnë edhe si bare.

Fillimi i muajit prill ofron dhe ëmbëlsirat e famshme, macarons. Mos lini pa provuar bagetën e shijshme dhe tortën me kajsi. La Vielle Mer – Një dyqan i pasur me objekte antike, frymëzuar nga deti.