Nuk ka shumë luks në hotelin “Nine hours”, por kur je vetëm për një sy gjumë apo një pushim mes fluturimeve, shtrojat e buta dhe një hapësirë e errët janë pak a shumë ato që ju nevojiten.
 
Nine Hours është një zinxhir hotelesh kapsula në Japoni, krijuar më 2009-ën, me secilin zinxhir ideuar  për të akomoduar njerëz nga një deri në nëntë orë, në varësi të nevojave të tyre.
 
Për 44 dollarë, klientët kanë akses në një kapsulë private, veshje gjumi, akses në banjë dhe në sallon. Ose për vetëm 7 dollarë mund të bëni thjesht një dush.
 
Pesë vendndodhjet përfshijnë aeroportin e Naritas, Kijotos, Sendait, Veriu i Shinjukut në Tokio dhe në vendndodhje vetëm për gra në Kanda, Tokio.Nuk ka as fjalë duke qenë se shumica e klientëve priren të jenë udhëtarë ndërkombëtar. Shenjat në dysheme ju udhëheqin drejt vendit të dëshiruar.
 
Kapsulat janë në formë raftesh dhe mund të merren me qira me bazë orësh për afro 9 dollarë ora , për orën e parë dhe për çdo orë shtesë 3 dollarë. Qëndrim i plotë, që përfshin edhe vakte të lehta mund të përftohen për më shumë para.
Kapsulat janë të ngushta, por i lejojnë klientit edhe të ulet apo të lëvizë përreth. Gjithashtu vijnë të pajisura me një dritë nate për lexim dhe shtrat të freskët që zëvendësohet dhe lahet pas çdo përdorimi. Disa kushtojnë më shtrenjtë në varësi të vendndodhjes.
 
Hoteli Narita për shembull, kushton pak më shumë për gjumin dhe dushet, duke qenë se shumica e klientelës janë udhëtarë  të lodhur që kërkojnë të freskohen.
 
Çdo vendndodhje vjen me  një sallon për klientët për t’u përdorur në orët apo edhe në gjumin e plotë gjatë gjithë natës. Njerëzit mund ta përdorin kohën për të kryer punët ose thjesht  të karikohen pasi të nisin ditën e tyre.
 
Megjithëse qëndrimet e plota duhet të rezervohen mes orësh të caktuara, zinxhiri është i hapur 24 orë, për të rehatuar këdo që ka nevojë për një gjumë energjik, pavarësisht orës.