Përbërësit
4 lugë gjelle gjalpë pa kripë
2 filxhanë me qepë të grira
500 gr. kërpudha të freskëta, të prera
2 lugë çaji kopër e tharë
1 lugë gjelle spec i kuq
1 lugë gjelle salcë soje
2 filxhanë me lëng pule
1 filxhan qumësht
3 lugë gjelle miell
1 lugë çaji kripë
Piper i zi për shije
2 lugë çaji lëng limoni
Pak majdanoz i freskët
Gjysmë filxhani salcë kosi

Përgatitja
Shkri gjalpin në një tenxhere të madhe me nxehtësi mesatare. Hidh qepët në gjalpë dhe kaurdisi për  5 minuta. Shto kërpudhat dhe kaurdisi për  5 minuta të tjera. Shto koprën, specin, salcën e sojës dhe lëngun e pulës. Ule nxehtësinë mbuloje me kapak dhe lëri për 15 minuta.
Në një tas të vogël, rrih qumështi dhe miellin. Shtoji në supë dhe trazoji mirë që të përzien. Mbuloje dhe lërë për 15 minuta të tjera, duke i trazuar herë pas here.
Në fund, hidh kripë, piper të zi, lëngun e limonit, majdanozin dhe salcën e kosit. Përzieji bashkë dhe lëri të nxehen me  temperaturë të ulët, për  5 minuta. Nuk ka nevojë që supa të ziejë. Servire menjëherë!