Sekreti më i fshehtë i Karaibeve : Curaçao, Antilet holandeze 
Shete Boka, “Shtatë gjiret” në gjuhën kreole të Papiamento-s në Curaçao nuk është emërtuar siç duhet. Dallgët kanë gdhendur më shumë se shtatë në këtë breg verior të ishullit. Curaçao është plot surpriza. Mburret me ujërat më të pastra ndaj zhytja me scuba është e klasit të parë. Në gjirin e Regjisorit mund të notoni përmes mbetjeve  të një gardhi kundër peshkaqenëve ngritur vite të shkuar, thuhet se arsyet ishin që mbretëresha holandeze Juliana të ndihej e sigurt ndërsa notonte. Në ditët kur nuk ka anije në port, është e mundur të zhyteni në mbetjet e Producentit Superior. U fundos  më 1978 –ën, mbingarkuar me mall nga Venezuela. Sot është atraksion për zhytje me larmi peshqish dhe barrakudash që rrinë në hije.


Streha e re bohemiane e Meksikës: San Pancho, Meksikë

Fshati bregdetar në oqeanin Paqësor në veri të Puerto Vallarta mbetet një pushim prej realitetit , por kafenetë, dyqanet e sërfit dhe plazhet publike tani janë të mbushur me turistë hipie. Kur të mbërrini në Sayulita , vazhdoni rrugën. Tre milje më tutje në veri përgjatë rivierës Nayarit do të gjeni San Francisco-n, ose siç njihet nga vendasit, San Pancho, që ka mbetur pak a shumë siç ishte Sayulita kur u zbuluar nga sërfistët në vitet ’60. Me pak fjalël nuk ka shumë gjëra aty. Merrni një hamak, hani mirë, përleshuni me dallgët e ashpra, sërfi është më i fortë sesa në breg, ose thjesht enduni nëpër  plazhin e madh ranor ku kuajt mblidhen për të pirë nga laguna me ujë të freskët.


Arratisuni nga Sidnej : New South Wales, Australi
Afro 20 përqind e australianëve, rreth 5 milionë njerëz, jetojnë në Sidnej. Megjithëse plazhet e qytetit duket se të ofrojnë gjithçka, më mirë të shkosh 18 milje në jug, në parkun kombëtar mbretëror, një end me brigje shkëmbore, lugina me lumenj të thellë, dhe shtigje me eukalipte që të çonë në plazhet përrallore të New South Wales. Është pak spartan ndaj merrni me vete vetëm ato çka ju nevojiten, dërrasën e sërfit dhe ndonjë pajisje peshkimi. Në plazhin Garie do të mrekulloheni me gropat me ujë të freskët për të notuar dhe ujëvarat.


Bëjeni Havain si një havaian i vërtetë: Paia, Maui
Në brigjet veriore të Maui nuk do të gjeni resorte familjare apo mega hotele me kurse golfi apo djem të nxirë nga dielli që ju japin leksione sërfi. Ajo çka do të gjeni, sidomos në qytetin e vogël të Paia-s, është një përqendrim mbresëlënës i njerëzve  që i trajtojnë shëndetin, fitness-in, sportet në natyrë dhe jetën e mirë tropikale si një religjion. Sërfistët apo çiklistët drejtohen në parkun e plazhit Ho'okipa Beach Park, nën këmbët e vullkanit të quajtur Haleakala. Parku Kombëtar Haleakala ofron jetën e egër në qiellin tropikal ku mund të silleni rreth një krateri qëi ngjan Mordor-it. Shërbime private si motoçikletat Halaekaa do ju çojnë atje për të parë lindjen e diellit.

Një udhëtim prej yjesh rroku për ne të zakonshmit: Oracabessa, Xhamajka
Asnjë vend në Karaibe, apo mbase edhe në botë, e përkufizon më mirë përvojë e plazhit ssesa “Golden Eye”i Chris Blackëell-it. Ka një certifikatë si prona e Ian Flemming ( ku janë shkruar të 14 librat e agjendit James Bond). Ka një ritëm të pagabueshëm të një jete zhytur në rrok nga vetë Blackëell, themelueisi Island Records,i cili ka firmosur kontrata me Bob Marley apo U2, me të tjerësh. Syrii Artëv është një vend ku një basist thuajse i famshëm mund të dremitë anash pishinës me gjethe palme. Por tashmë ky vend mund të na përfshijë edhe ne të zakonshmi. Prona e vendosur në Oraabessa ka shtuar disa kasolle druri dhe megjithëse ndajnë të njëjtën joshje luksi me Golden Eye, çmimet janë më të përballueshme. Kasollet janë  me gjethe bambush, dush dhe frigorifer.
 

Paqe në Lindjen e Mesme : Oman, Gadishulli Arabik
Një vend mes Arabisë Saudite, Jemenit dhe Iranit nuk është natyrisht një vend pushimi. Por omani është një lloj Zvicre mes betejave politike të fqinjëve; i qetë dhe me plot dhurata topografike, me shkretëtira të gjera nuk do të prisnit të gjenit ujëra transparente dhe fjorde përrallore. Të vizitosh fshatrat në bregdetin e Omanit është si të hedhësh një hap gjigant pas në kohë. Me fluturime nga Dubai, Abu Dabi, Doha mbërrini në kryeqytet, Muskat. Resorte dhe hotele chic përvijojnë ujërat e qytetit megjithatë Muskati ka mbetur origjinal krahasuar me fqinjët e gjirit. Ajo që duhet të bëni është të drejtoheni dy orë në jug, drejt Surit. Një grup qytetesh peshkatarësh me brigje ranore Suri është një port antik i Detit të Arabisë , si nga të fundmit e mbetur për ndërtimin e anijeve të lundrimit me dru: peshkatarët vendas janë të lumtur t’ju bëjnë guidë. Kohët e fundit Suri është zbuluar nga sërfistët. Ka puse të mrekullueshme në plazhin Aseelah. Netëve mund të shohësh dallgët në ngjyrë të bruztë që shkëlqejnë nga fosforeshenca e planktoneve.


 
Kuba siç duhet të jetë : Playa Ancón, Kuba
Të gjesh plazhin ideal në Kubë është shumë më e vështirë sesa e mëndini. Nga një anë janë resortet me çmime të kripura të Varaderos dhe Cayo Coco, me turistë që pinë mojito dhe nga ana tjetër plazhe të panumërt të virgjër në një breg prej 3500 miljesh,  por fatkeqësisht janë aq të largët dhe të paarritshëm. Merrni me qira një makinë në Havana dhe ngisni për katër orë deri në Autopista Nacional drejt qytetit të Trindad , xhevahiri me guriçka në gjirin jugor të ishullit. Aty do të gjeni Playa Ancón, mbase plazhi më i bukur i Kubës. Shirit prej dy miljesh me rërë të bardhë 10 minuta larg qytetit. Ancón ofron zhytje dhe kajak në ujërat e kristalta, karavidhe të sapo kapura në det nën kasollet me çati kashte dhe perëndime të hatashme.

 
Ishulli sekret grek: Paros, Greqi
Askush nuk do ta dijë se kush je këtu, thotë pronari i një restoranti. Në një tavolinë mund të jetë një yll Hollivudi , në një tjetër një model apo një sportist. Por të gjithë janë njëlloj këmbëzbathur. Rreth 30 milje larg Mykonos, Paros është afro 75 milje katrorë. Edhe aty ka festa si në ishullin ngjitur. Mund të shihni balona që fluturojnë nga mëngjesi në perëndim. Paros ka diçka që ishujve të tjerë u mungon: është i rrethuar me rërë dhe në çdo kthesë duket se ka një rrugë të keqe që të çon në donjë guvë si ato të ndonjë skene filmi. Siç është nëpër detin Egje, plazhet më të mira mezi gjenden, braktisni makinën dhe ecni poshtë. Me t  mbërritur në ujë, kthjelltësia e detit është e pafundme.



Kosta Rika e ardhshme? : Playa Aserradores, Nikaragua

Sërfistët e thekur gjithnjë janë hapa përpara udhëtarëve të tjerë, kërkimi i tyre i vazhdueshëm për dallgë të zbrazëta i çon nëpër vende të pazbuluara. Shay O'Brien është një nga ata sërfistë dhe Playa Aserradores është një nga ato vende. Më 1999 ai ngeci në atë copë të vetmuar rëre në bregun e paqësorit në veri të Nikaraguas. Plazhi ishte i bukur dhe bosh, por ishte një dallgë e quajtur “Boom” që e bëri O'Brien të kthehej. Më 2003 vendosi të qëndrojë. Bleu një fermë përballë oqeanit dhe ndërtoi resortin  Chancletas Beach,  ku jeton me familjen. Kur dëgjon se atdheun e tij adoptiv e përshkruajnë si Kosta Rika e ardhshme , ai krenohet. Por përshkrimi është i saktë. Megjithëse plazhet e veriut në Nikaraguas janë zbuluar, Aserradores ka mbetur i pastër.