Turistët kinezë po ndëshkohen. Superfuqia e rigjallëruar aziatike ka dërguar 120 milionë njerëz jashtë vendit vitin e kaluar- grupi më i madh në botë -dhe në mes asaj shumësia ka natyrisht edhe mollë të kalbura, që zhvendosin jelekët e shpëtimit, grinden në avionë dhe jashtëqitin, jashtëqitin, jashtëqitin. Megjithëse një sjellje e tillë është përjashtim dhe jo rregull, duket qartë se nuk i pëlqen rangjeve të larta të Partisë Komuniste kineze që ka vendosur nëntë mëkatet që janë të mjaftueshme për t’i shtuar qytetarët  në listën e zezë të udhëtimeve. Futja në këtë listë do të  thotë një ndalim për të udhëtuar jashtë vendit për periudha të gjata, nga dy deri në  dhjetë vjet.
 

Kina e  ka menduar tashmë të domosdoshme për të shtypur një  guidë mirësjelljeje për turistët që udhëtojnë jashtë vendit, me këshilla të vlefshme si “Mos vish një bluzë me derrkuc në Dubai” apo  “mos  i kërcit gishtat kamerierit; kjo është vetëm për qentë.” Por ata udhëtarë të rinj kinezë që nuk e kanë marrë këtë njoftim, ja lista e shkurtër e gabimeve që nuk duhet të bëjnë në asnjë mënyrë:

Të ndërhyjnë në avion apo transport publik
Të dëmtojnë facilitetet publike,
Të fyejnë traditat, kulturat apo zakonet e jetesës së vendasve,
Të shkatërrojnë relikte historike dhe kulturore
Të marrin pjesë në kumar, prostitucion apo përdorim drogash,
Të kërcënojnë  sigurinë publike, personale apo të pronës,
Të dëmtojnë ekosistemin, të thyejnë rregulloret e mbrojtjes së  natyrës,
Të këmbëngulin në ide “pa shije apo supersticioze”
Sjellje të tjera që shkaktojnë një impakt negativ.
 

Sigurisht nuk janë vetëm sjelljet e këqija jashtë vendit që i  fusin kinezët në telashe; një nga  të parët emra në listën e zezë ishte 18 -vjeçari Li Wenchun, i cili u fotografua ulur në kokën e një statuje të një luftëtari të Ushtrisë së Kuqe në terrenin e shenjtë Maoist, më veri të  provincës Shaanxi. Megjithatë, për disa  ideja e të futurit në listën e zezë nuk është ndëshkim mjaft i ashpër kur vihen në lojë krenaria kombëtare. “Mendoj se duhet të vendosim ndëshkime edhe më të rrepta, atëherë njerëzit tanë nuk do e poshtërojnë veten në vende të tjera dhe të huajt nuk do të na qeshin”, ka postuar një përdorues i një mikroblogu kinez i ngjashëm e Twitter, Weibo. “Udhëtojmë për argëtim,  jo për t’u turpëruar”.