Fjalëkyçi që zë  hapësirën kryesore në rrjetet sociale, gjatë muajit gusht  janë pushimet. Pas pushimeve një pjesë e madhe e njerëzve ndihen keq, madje u duhen disa ditë për të marrë veten dhe për t’iu rikthyer normalitetit.E njohur si sindroma  “pas pushimeve”, ky është një çrregullim që ka të bëjë saktësisht me përshtatjen dhe që mund të shoqërohet me simptoma të ndryshme deri në rifitimin e shprehive të zakonshme. Të paktën ky është shpjegimi që japin studimet e ndryshme të bëra në të gjithë botën. Sipas psikologëve, vitet e fundit stresi pas pushimeve është ndikuar edhe nga kriza ekonomike, pasi tashmë shqetësim nuk është vetëm përshtatja me ambientin e punës, apo riorganizimi i rutinës në familje por dhe stresi lidhur me vetë punën. E vetmja këshillë që një mjek apo një psikolog jep, është, që puna rinis me lehtë nëse ndryshon ritmin dhe eviton streset e tepërta.