Cili është vendi i duhur, kur të gjesh përsosmërinë totale? E kemi kërkuar për çdo shenjë zodiakale mes bukurive të botës. Zbuloni  tuajin! Pushime sipas shijes suaj? Provoni me astrologjinë, që mund të mos jetë kurrë mbase një konsultë e shpejtë si një propozim udhëtimesh të minutës së fundit, por me t’u praktikuar me shenjat zodiakale dhe karakteristikat që lidhen me to, të gjesh vendin e duhur ku të shkosh me pushime do të jetë e lehtë si të bësh një shëtitje. Padyshim një shëtitje mes yjesh.

Dashi:  Maui (Havai)
Si shenjë e mirë zjarri, Dashi dëshiron të jetë i angazhuar ( mërzia është një nga armiqtë më të këqij të kësaj shenje) dhe është plot energji dhe pasion: ja pse pushimet në Maui janë ideale, sepse mund të notohet, të dëfresh gjithë natën ose të marrësh një helikopter dhe të shkosh të shohësh një vullkan në shpërthim. Pra, gjithçka vetëm për të mos qëndruar në një vend.

Demi:  Sayulita (Meksikë)
Relaks, ushqim i mirë dhe një atmosferë parajsore për të nxitur shqisat pa u larguar shumë nga shtëpia, për të mos tronditur shumë ekuilibrin vetjak: Këtë do Demi kur shkon me pushime. Dhe Resorti Meksikan i  Playa Escondida  , me luks dhe rehati.

Binjakët: Nju Jork (ShBA)
Dashnorë të udhëtimeve, Binjakët  dëshirojnë shumë të provojnë gjëra të reja, të njohin kultura të ndryshme dhe të përzihen me njerëz të çdo lloji. Kështu që Nju Jorku është i përsosur, sepse është plot njerëz dhe ka plot gjëra për të bërë e për të parë.

Gaforrja:Bretanjë ( Francë)
E vështirë të bindësh një  Gaforre të bëjë një udhëtim, sepse pushimet ideale për të janë të qëndrojë në shtëpi, rrethuar nga gjërat e njohura dhe nëse është e detyruar të lëvizë e bën bashkë me një rreth të ngushtë njerëzish. Por, duke qenë një shenjë uji, Bretanja, ku mund të ndash një shtëpi të madhe me miq apo të afërm, është një opsion për të mos u humbur.

Luani: Oman
Duke dashur gjithçka që është përrallore, e shkëlqyeshme dhe imponuese, një udhëtim në Oman është një mundësi fantastike për të llastuar anën prej sulltani të Luanëve, mes udhëtimeve  në shkretëtirë, veshjeve luksoze dhe lokaleve të modës.

Virgjëresha:  Marrakesh  (Marok)
Sunduar nga  Mërkuri ( që përfaqëson komunikimin, udhëtimin dhe teknologjinë) shenja e Virgjëreshës është e uritur për njohja dhe pëlqen të vizitojë vende  ku nuk ka qenë kurrë, duke planifikuar çdo moment të udhëtimit, nga ekskursionet e deri te trajtimet e bukurisë. Me këto premisa, një vend i pasur me histori, traditë dhe kulturë si Maroku është zgjedhja e duhur.
 
Peshorja: Paris ( Francë)
Duke qenë nën ndikimin e  Afërditës, planetit të Dashurisë dhe parasë, Peshorja do pushime në ndjekje të romantikes, të kënaqësisë estetike dhe luksit. Të gjithë rrugët që çojnë në Paris, ku edhe nëse shkon vetëm, në fund gjendet gjithnjë dikush.

Akrepi: Ishull Yandup (Panama)
Përveçse është një shenjë uji, Akrepi është edhe veçanërisht xheloz mbi privatësinë. Për pasojë, një resort si   Yandup Island Lodge, në ishullin privat me të njëjtin emër, me vetëm 10 kasolle druri është vendi i përsosur për t’u larguar nga stresi i  përditshëm dhe për të qëndruar të izoluar.

Shigjetari: Një xhiro me makinë ose tren
E pamundur të mbash të palëvizur një Shigjetar në një vend: kjo shenjë ka një etje të pabesueshme për udhëtimi dhe përvoja, kështu që opsioni më i mirë për të është një udhëtim në makinë ( duke u ndalur mbase në ndonjë festival muzikor gjatë rrugës) ose në tren,  me çantë shpine?

Bricjapi: Shën Pjetërburg ( Rusi)
Për një Bricjap, pushimet e ëndrrave duhet të kenë të gjitha karakteristikat që kjo shenjë dashuron, që janë: elegancë, klas, pompozitet dhe pasur. Dhe nuk mund të kishte zgjedhje më të goditur sesa Shën Pjetërburgu, ish kryeqyteti i Perandorisë ruse, me të shkuarën e tij të pasur me histori dhe kulturë.

Ujori: Machu Picchu (Peru)
Eksplorues për vokacion, Ujori dashuron peizazhet e pashkelur më parë dhe vendet e panjohur, ku në të vërtetë askush tjetër nuk do të shkonte. E vërtetë që Machu Picchu është gjithnjë plot me turistë, por misteri i rrënojave Inkase dhe vetë historisë së Perusë janë një atraksion i mjaftueshëm, pa marrë në llogari faktin se mund të eksplorosh ato zona duke ecur me këmbë për hesapin tënd, pa u kufizuar nga programe udhëtimi apo guida turistike.

Peshqit: Bali (Indonezi)
Nuk ka asgjë tjetër si uji për të qetësuar emotivitetin e Peshqve dhe me plazhet e tij  me rërë të imët dhe perëndimet e mrekullueshme, Bali është vendi i përsosur. Si të mos mjaftonte, në ishull nuk funksionojnë celularët, që është idealja për t’i siguruar kësaj shenje të gjithë qetësinë për të cilën ka nevojë.