Quhet Wanderlust, nga gjermanishtja wander (bredhje ) dhe lust (obsesion, dëshirë). Studimet e fundit shkencore mbi mutacionet gjenetike hamendësojnë se dëshira për të udhëtuar, për të bërë eksperienca të reja, të gjendesh rehat me aventurën dhe jo me rutinën, strehohet në një gjen në AND-në, është DRD4-7R. Gjeni Wanderlust. Gjeni udhëtar.
 
Si njihet një i sëmurë me Wanderlust?
Shumë  është shkruar mbi këtë “sëmundje” të çuditshme, disa thonë se një bredharak njihet nga koha që kalon mbi motorët e kërkimit, të tjerë nga fakti që nuk e zhbën kurrë valixhen, që e mban gjithnjë aty, në dorë, që agjencitë e udhëtimit do të thonë “shtëpi”, që dëshiron  të gjejë njerëz për t’i pyetur “nga je ti?”
Por mbase ka më shumë. Ka nga ata trupi i të cilëve shenjat e aeroporteve në të cilët ka fjetur, të ndenjëseve të trenave apo autobusëve në të cilët kanë kaluar ditë të tëra , të numrave të fluturimeve, hoteleve, hosteleve, çadrave, shtëpitë e të tjerëve  në të cilët kanë qenë të pranishëm që as vetë subjekti nuk arrin t’i numërojë.
Ka nga ata vështrimi i të cilëve shpreh kureshtje për gjithçka që është e ndryshme, e bukur në pastërtinë e saj natyrore, e pagjykueshme dhe kontradiktore. Si vetë bota. Ka nga ata që vetë ideja e “shtëpisë” , për të lidhur ekzistencën me një vend të vetëm u duket e papranueshme, një dënim i tmerrshëm.
Mahnitja është adrenaline e tyre. Zemra, truri, mëlçia kanë nevojë. Ilaçi i vetëm është të nisesh, të mos qëndrosh kurrë në një vend.
 
Sëmundje apo privilegj?
Të dalësh nga kufijtë dhe të kuptosh, të përpiqesh të kuptosh kush janë, çfarë pamjekanë ata që jetojnë 10 mijë kilometra larg nesh. Cilat janë zakonet e tyre, traditat. Mbasë më shumë se të sëmurë, mund të konsiderohen të privilegjuar.
Është si një dhuratë. Kush ka lindur për të udhëtuar ka një pasion. Quhet botë. Dhe e do pa kushte, pa rezerva, në mënyrë të epshme.
 
Sindroma e Wanderlust
Wanderlust është vetëm një fjalë. Për herë të parë u shfaq më 1902, në tokat angleze. Por ky përshkrim i shoqëron njerëzit prej zanafillës , sidomos ata që kanë vendosur të mos përshtaten me rregullat e një shoqërie që do të na donte të qëndrueshëm, të palevizur, të angazhuar për të gjeneruar përfitime
Wanderlust, gjeni DRD4, gjeni udhëtar atëherë është shpëtimi. Sëmundja e vërtetë është të qëndrosh në shtëpi.