Ka lloj-lloj gjërash të cilat duhet t’ii paketonit me vete ( një palë mbathje të tjera, furçë dhe pastë dhëmbësh, një libër), por ka diçka që nuk do duhet ta harronit kurrë: një top tenisi.
Kini vëmendjen këtu! Nuk do të thotë se do e hidhni topin e tenisit nëpër muret e kabinës së avionit (mos e bëni kurrë këtë!). Përdoreni për të ndihmuar veten në shtriqjet mes fluturimeve.
Të gjithë e dimë se qëndrimi ulur për një kohë të gjatë dëmton shëndetin, kështu që nuk është hani që fluturimet e gjata nuk janë të renditura mirë në listën e aktiviteteve të shëndetshme. Të ngrihesh, të ecësh dhe të shtriqesh do ju ndihmojnë të ndiheni më rehat dhe ta bëni pak më të lehtë për muskujt atë udhëtim të lodhshëm.
Ali Gjoz, një kirurg nga Klinika Ortopedike e Londrës kandarë disa këshilla “Nëse merrni  një top tenisi apo një masazhues  në avion do ju ndihmojë  me qarkullimin”, thotë ai. Rrotulloheni nëpër shpatulla, shpinë, këmbë dhe vithe që të ndihmoni gjakun të rrjedhë sërish.
Nëse nuk e fusni dot në çantë tipin e tenisit, Gjoz sugjeron të masazhoni këmbët, duke nisur me kaviljet dhe duke ngjitur lart, për të ndihmuar gjakun  të shkojë drejt zemrës.
E nëse shqetësoheni çdo të thonë udhëtarët e tjerë, mos u druani! Maskimet qe bëhen gjatë fluturimeve tërheqin më shumë vështrime sesa të shtriqesh dhe masazhohesh me një top tenisi.