Zhangjiajie gjendet në perëndim të Provincës Hunan, 330 kilomEtra nga Changsha, kryeqyteti i provincës Hunan, mbi 1 mijë kilometra larg si nga Shangai ashtu edhe nga Pekini. Zhangjiajie u zhyt në sytë e udhëtarëve të huaj pas filmit Avatar.
 
 
Malet Haleluja te filmi “Avatar” u frymëzuan nga Shtyllat Qiellore në Parkun Kombëtar Pyjor të
Zhangjiajie-s. Zhangjiajie është i famshëm për majat e larta, burimet e pastra, pyjet e dendur dhe shpellat e mëdha karstike. Më 1982 –shin, parku u bë i pari park kombëtar pyjor i Kinës.


Tre atraksionet që nuk duhen humbur në  Zhangjiajie janë: Parku Kombëtar, Malet Tianmen dhe ura më e gjatë dhe më e lartë prej xhami mbi Kanionin e Madh të Zhangjiajie-s.
Ky Park, pjesë e Zonës panoramike të Wulingyuan-it , është e madhe dhe duhen të paktën dy ditë për ta eksploruar. Turi përfshin shumë ecje dhe ngjitje.
 

Më pak popullor dhe më pak i populluar sesa parku pyjor, zona e Malit Tianmen ia vlen një udhëtim. Peizazhi është krejt i ndryshëm nga parku kombëtar, me pamje të majave të maleve, ecjeve mes shtigjeve shkëmbore dhe teleferiku me pamje fantastike. Është një udhëtim më i lehtë sesa ai i parkut pyjor, me më pak ecje.

Kur të shkosh?
Fundi i pranverës dhe vera janë kohë të mira për detet e reve dhe moti i ngrohtë apo i nxehtë. Për një larmi ngjyrash më të bukura dhe mot më të thatë shkoni në vjeshtë.
Muajt e ftohtë të dimrit nuk rekomandohen, sepse rrugët janë të rrëshqitshme dhe atraksionet mbyllen nëse bie shumë borë.

Aksesi
Ka një numër të kufizuar trenash direkt apo fluturimesh nga qytetet e mëdha turistike të Kinës, përfshi Pekin, Shangai, Çengdu, Ksian drejt Zhangjiajie-s. Pavarësisht përmirësimit të infrastrukturës ( për të lehtësuar turizmin) Zhangjiajie ësthë ende një qytet i vogël i rrethuar nga male, me një aeroport të vogël dhe hekurudhë jo të shpejtë.