Ka udhëtuar nga Australia në Kaliforni pa i hipur asnjëherë avionit. Udhëtari Australian Tyral Dalitz ka kaluar tre vjet duke udhëtuar  në 47 shtete rreth globit, pa  bërë asnjë fluturim. Dalitz, i cili më parë  ka punuar nëpër ferma në Australi, mori me qira një camper pasi u diplomua në universitet dhe kaloi gjashtë muaj duke udhëtuar nëpër vendin e tij. “ Kam kuptuar se gjërat më argëtuese dhe aventuriere ndodhin kur shkon nga pika A në pikën B, sesa kur përfundon udhëtimi”- ka thënë Dalitz për Travel + Leisure.
 
Prandaj, qëkur u nis më  2014 –ën , ka udhëtuar me varkë, autobus, tren, makinë, motoçikletë dhe madje edhe me këmbë. Pjesa më e vështirë ishte të dilte nga Australia. Kishte dëgjuar për udhëtarët me çanta shpine që  bënin një copë udhë në jahte jo komerciale apo privatë duke u regjistruar si ekuipazh. Dalitz përdori burime si 
Find a Crew, CrewSeekers dhe  Crewbay dhe përfundoi duke lidhur kontakte me një çift në  pension. Në këmbim për ndihmën që do i jepte për të lundruar varkën e  tyre, ai iu bashkua udhëtimit nga Australia në Singapor.  “Kur hipën në një varkë duhet të kontribuosh”, ka thënë Dalitz. “Mund të kërkosh të punosh  falas, por njëherë me t’u bërë pjesë e komunitetit të lundrimit, mund të të hapë  shumë dyer” .
 
Shpejt ai zbuloi botën e garave , udhëtime të organizuara për  grupe varkash që lundrojnë të njëjtin itinerar, kështu që udhëtoi nga Indonezia përmes Malajzisë. Në garën e Malajzisë, ai u njoh me dikë që e ftoi në bordin e një anije dhe udhëtoi drejt Phuket-it. Nga Tajlanda, Dalitz nisi udhëtojë në rrugë tokësore, duke u ngjitur në Chiang Mai dhe gjithë rrugës nëpër Kamoxhia,  kur një vendas në një qytet në kufi me Vietnamin dhe Kamboxhian u ofrua ta  transportonte Dalitz-in n drejt vendit me një taksi biçikletë, pavarësisht udhëtimit tejet të gjatë.
 
Në Vietnam, Dalitz bleu një motoçikletë, që  tha se ishte relativisht e lirë duke qenë se je në gjendje ta shesësh sërish te  mekanikët, dhe ta përdorësh  për të eksploruar vendin.
“Të jesh në një motor është një nga gjërat më të bukura për mua, sepse është një tjetër nivel lirie duke qenë se mund të shkosh ku të duash dhe kur të duash, pa dashur të kërkosh një xhiro, në rast kur je  me këmbë”.
 
Nga Hanoi, Dalitz-i mori një tren për në Kinë, ku udhëtoi  përmes vendit përpara se të merrte trenin Trans-Mongol  drejt Moskës. “Shkuam në pranverë ku kishte shumë gjelbërim dhe i sheh ato pyje të mëdha me pisha që pikëzohen me fshatra  me shtëpi druri. Në Europë, mori disa autobusë , por në  fillim e bëri me autostop gjatë gjithë rrugës për në Finlandë në kërkim të Dritave të Veriut.
 
Pasi kaloi rreth një vit në Europë, Dalitz lundroi nëpër Oqeanin Atlantik, drejt ishujve Kanarie, Karaibe, kanali Panama dhe Havai përpara se të drejtohej për Amerikën e Veriut, ku gjendet aktualisht. Ndërsa vazhdon udhëtimin  e tij të çuditshëm rreth botës, ai thotë se Kanadaja do jetë vendi që do të vizitojë më pas. Aktualisht po merr pjesë në një aventurë për të thyer rekordin “Noti më i gjatë”, ku do të përpiqet të notojë nga Tokio në San Francisko.