Vera shkon shpejt. Nëse shpreson ta bësh këtë verë të ndryshme, është me rëndësi t’i vendosësh përparësitë paraprakisht. Rezervo kohë të mjaftueshme në kalendar për relaks dhe zbulo se çfarë sfidash specifike të karrierës dëshiron të ndërmarrësh,
Kjo sipas Lynn Taylor, një eksperte kombëtar për vendin e punës dhe autore  e  “Zbut Tiranin e tmerrshëm të zyrës: Si të menaxhosh sjelljen fëminore të shefit tuaj dhe të lulëzosh në punë”. Kemi pyetur Taylor-in  dhe na ka rrëfyer sesi njerëzit e suksesshëm i kalojnë muajt  e verës dhe sesi mund të mësojmë edhe ne të zakonshmit. Lexoni për të mësuar se çfarë duhet të bëni këtë fundjavë.

Vendosin synime të matshme
“Njerëzit e suksesshëm janë shumë strategjikë”  -thotë Taylor  -“ndaj pse të mos aplikohet edhe gjatë verës”. Ajo ka  dhënë  shembuj synimesh sasiorë që njerëzit duhet të vendosin gjatë muajve të verës:

• Kalo një numër ditësh krejt i shkëputur nga puna

•  Tako një numër  klientësh

•  Kalo një kohë me  familjen  


Marrin në konsideratë të ardhmen profesionale
“Vera është një kohë e mirë për të  reflektuar rreth së ardhmes” ka thënë Taylor. “Është ide e mirë të  bësh një dokument se në ç’pikë  je me karrierën tënde”.

Ai dokument mund t’i përgjigjet pyetjeve që përfshijnë:


•A është punë aktuale pjesë e planit të përgjithshëm të karrierës tënde?  

• A është përshkrimi i punës në përputhje  me atë ku do të doje të ishe tani?

• A është karriera jote në përputhje me pasionet e tua?

• A je i lumtur kur shkon në punë?  

• A ka aftësi të caktuara  që nuk i ke vënë re vitin e shkuar?

• A ka puna jote potencial për rritje?  

Flasin me shefin rreth karrierës së tyre
Ndërsa keni plotësuar dokumentin si më lart, mund të vini  re se nuk po zhvilloni pasionet sa do të donit. Taylor jep një shembull:  Punoni në marrëdhëniet publike dhe ju pëlqen të bëni 
brainstorming — por kohët e fundit jeni kapur me disa klientë  të ngrehur dhe nuk jeni marrë me shumë ide. Në vend t’i qaseni shefit dhe të ankoheni, apo të kërkoni lejen e tij për të mbajtur më shumë mbledhje brainstorming, Taylor këshillon  të dalësh me një plan vetë dhe ta prezantosh te shefi. Në fillim nedoni të mbani më shumë sesione krijuese që do ishin në dobi të kompanisë. Pastaj merrni në konsideratë si do të arrini atje, mase do i dedikoni 15 minutat e fundit të çdo jave mbledhjes me stafin dhe rrahjes së mendimeve. “Mendoni si një sipërmarrës”- thotë Taylor.

Mendojnë përtej punës  9 me 5

Nëse shefi heziton ndaj planit tënd për më shumë sesione krijuese  (ose ndaj gjthçkaje që ju po insistoni) Taylor thotë se duhet të mendoni “cilat janë mënyrat e tjera që mund të veproj në aftësitë e mia krijuese jashtë punës?
Mbase mund të hapni në blog, përshembull, ose të dilni vullnetar në ndonjë industri.  Duke marrë këtë iniciativë mund të forcojë gjithë karrierën tuaj.

Krijojnë rrjet kontaktesh
Ndërsa biznesi ngadalësohet gjatë verës, njerëzit e suksesshëm përpiqen të krijojnë rrjet më të gjerë, thotë Taylor, Për shembull, mund të udhëtosh  rreth vendit për të vizituar klientët (mund të merrni edhe një ditë pushime në fund t udhëtimit).
Ose mund të ftoni shefin apo kolegët për drekë. “Është një  mundësi përsosur për ta bërë ekipin të kuptojë që kujdesesh për ta”- thotë Taylor.
Mbi të gjitha, Taylor ka shtuar se vera është një  kohë  e mirë  për të bërë një kalendar për ngjarjet ku mund të krijosh kontakte që do të doje t’i kishe bërë në muajt e fundit, por nuk keni mundur sepse keni qenë shumë i zënë.

Pushojnë
Mund të jetë e vështirë t’i thuash një personi  që punon shumë se ka nevojë të marrë pushime. Por në të vërtetë njerëzit e suksesshëm e dinë rëndësinë e  kohës së pushimit për t’u rigjallëruar, edhe nëse do të thotë pushime solo apo të kalosh kohë me familjen dhe miqtë. Por nuk duhet të kaloni pushimet duke shkruar plane mbi zhvillimin e karrierës dhe të nisni një blog. Duhet ta ndani veten nga puna, siç thotë Taylor “Nuk ka asgjë më të mirë sesa një shkëputje totale për një copëherë”.