Buza Bar, Dubrovnik, Kroaci
Një gropë  e vërtetë në mur, bari i çon kureshtarët në një pikë mahnitëse për të pirë mbi shkëmbinjtë që përqafojnë oqeanin me pamje të mrekullueshme mbi detin Adriatik.

Sky Bar, Bangkok, Tajlandë

E vendosur pezull 820 këmbë mbi Bangkok, ky bar-tarracë është një nga më të lartët  dhe ka drita LED që ndryshojnë orë pas ore.

Bari në Hotel Palacio de Sal në  Potosí, Bolivia
Pothuajse gjithçka në resor është e bërë prej kripe, përfshi vetë ndërtesën dhe shumë pjesë të mobilieve brenda.

Fragrances, Berlin, Gjermani

Te Fragrances në Ritz Carlton, Berlin, klientët ftohen në pije model bazuar në parfumet popullore nga Giorgio Armani dhe Bulgari te Salvatore Ferragamo.

Baba Nest, Phuket, Tajlandë
Vendosur brenda resorit, ky bar është i famshëm për pamjen 360 gradë mbi qytet, Detin Andaman dhe ishujt aty pranë që duket sikur pikëzojnë ujin.

Cloud 9, ishujt Mamanuca

Vendosur në ujërat e Shkëmbit Ro Ro në ishujt Mamanuca, ky klub ka çadra dielli dhe shtretër, karrige lëkundëse dhe stola, një DJ në bord dhe aktivitete si ski në ujë dhe paralundrim mes pijeve.

Rick's Cafe,  Negril, Xhamajka
Për një bar plazhi ndryshe nga të tjerët, drejtohuni në Rick’s Cafe , Negril, Xhamajkë, i famshëm sot për pamjet e pakrahasueshme të perëndimit dhe vendndodhjen mbresëlënëse mbi shkëmbinj që shohin në ujëra.

The Flute A Perrier Jouet , Bangkok, Tajlandë

Është  bari më i lartë në ajër të hapur i shampanjës, duke u ofruar klientëve shije ekskluzive në shampanjë të zgjedhur  nga shishja ose nga flauti.

The Old Forge, Inverie, Skoci

Drejtohuni për në barin më të largët skocez, që gjendet në një peizazh përrallor në fshatin Inverie

Monkey Bar, Berlin, Gjermani
Bari, brenda hotelit Bikini ka përballë Kopshtin Zoologjik të Berlinit, duke u dhënë udhëtarëve mundësinë për një vështrim brenda kopshtit ndërsa gjerbin pijet.

Cova D’en Xoroi, Menorca, Spanjë
Kyt bar u ofron vizitorëve një seri shpellash të gdhendura në shkëmbinjtë e Cala En Porter në Menorca, Spanjë .Vizitorët do të gjejnë tarraca që shohin nga ujërat dhe shpella që shndërrohen në klube nate.

Rock Bar, Bali, Indonezi
The Rock Bar, Ayana Resort dhe Spa Balirë të famshëm për pamjet e magjishme të perëndimit falë vendndodhjet dramatike mbi formacione shkëmbore mbi Oqeanin Indian.

Ozone Bar , The Ritz Carlton, Hong Kong
I gjendur në katin e 118 –të të The Ritz-Carlton, Hong Kong, Ozone është bari më i lartë në botë. Brenda vizitorët mund të zhyten në atmosferën blu dhe të marrin pjesë në një leksion që mbahet nga një ekspert përzierës pijesh.

Sossovlei Lodge, Sesriem, Namibi
Ndodhur pranë shkretëtirës më të vjetër të botës, ky bar ofron një mjedis të pakrahasueshme kur vizitorët provojnë verërat më të mira të Afrikës së Jugut dhe birrat Gjermane ndërsa i hedhin një sy natyrës së egër në këtë bar.

Sunland Boab Tree Bar, Limpopo, Afrikë e Jugut
Kthejuni natyrës në këtë bar, që gjendet brenda një peme baobabi, që daton mijëra vite, në Limpopo, Afrikë e Jugut. Një nga pemët më të vjetra në Tokë, baobabi nis të krijojë boshllëqe nga brenda kur arrin moshën 1 mijë vjeçare, duke krijuar një sërë guvash dhe të çarash ku mund të shijoni një pije.

Faraday Bar, Vernadsky Research Base, Antarktikë

Mund të shijoni pamjen e pinguinëve të egër ndërsa pini pijen e preferuar dhe i hidhni një sy dekorit dhe fotografive të eksploruesve të famshëm të Antarktikes që varen në mure.

Jeff's Cellar , Bajarin Hotsprings Retreat , Malajzi
Dikur një qilar privat, ky bar në Malajzi tani shërben si një qilar i mahnitshëm vere kur mund të provosh një përzgjedhje të larmishme verërash brenda shpellës që daton miliona vite. Shpella gëlqerore ka ujëra natyrore të freskëta , si edhe mund të admironi stalaktitet dhe stalagmitet.